Një 34-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Bllatë pasi tentoi të fuste brenda vendit një sasi nafte të dyshuar si të kontrabanduar.
Gjatë kontrollit në makinë tip “Audi Q7”, që 34-vjeçari me iniciale K.B., drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasinë e naftës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Komento
Cjane keto monstra police more, bo bo bo kulmi idiotsise!
Përgjigjushume mire ja kane bere, nafta kontrabande futet me anije, cisterna, autobote, ky na felliqi me nje bidon 30lt si langaraq.
Përgjigju