Menjëherë pas sekuestrimit të celularit të Haxhiut në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, celulari është sjellë në laborantin digjital të Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të zbërthehet për të parë komunikimet e “të fortit” të Lushnjës.
Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, ndërkohë që pas ekstradimit nga Greqia do të gjykohet veçmas edhe si drejtues i një grupi kriminal që ka kryer 17 ngjarje të rënda kriminale në vendin tonë, që u rrëfyen nga bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani.
SPAK dyshon se Laert Haxhiu gjatë qëndrimit në burgun e Drenovës ka patur komunikime me elementë kriminalë duke vijuar aktivitetin edhe nga qelia.
Po ashtu, kjo mund të jetë një arsye që për Haxhiun të kërkohet izolimi i tij në regjimin e ashpër 41 Biss.
Komente
