Arbër Axhami

Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)

16 Nëntor, 15:33| Përditesimi: 16 Nëntor, 15:34

  • Share

Angli-Një 19 vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 14 muaj burg, më 14 nëntor në Angli pasi u kap me një arsenal armësh në makinë.

Arbër Axhami, u arrestua muajin e kaluar (17 tetor) në qytetin Doncaster, pas një kontrolli të rastësishëm.

Oficerët ndaluan makinën tip Mercedes të Axhamit afër qendrës së qytetit, ku 19-vjeçari pranoi se nuk kishte patentë shoferi ose siguracion për mjetin.

Pas kontrolleve të kryera policët gjetën një municion armësh, përfshirë shigjeta dhe thika.

Axhami akuzohet, për mbajtje armësh dhe thike, si dhe për drejtimin e mjetit pa patentë dhe pa siguracion.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?