Kronikë

Iu gjet punishte për prodhimin e silenciatorëve në Tiranë, 30-vjeçari hesht para hetuesve! S’tregon bashkëpunëtorët

20 Korrik, 11:40| Përditesimi: 20 Korrik, 15:33

  • Share

Haxhi Nezaj, 30-vjeçari që u arrestua të shtunën nga agjentët e Komisariatit Nr. 6 në zonën e Kombinatit në Tiranë me punishte për prodhimin e silenciatorëve, ka refuzuar të flasë përpara hetuesve.

I riu qëndroi i ftohtë gjatë marrjes në pyetje, duke mos dhënë detaje të bashkëpunëtorëve të mundshëm, apo atyre që u kishte modifikuar armët më herët, me synim përdorimin në ngjarje kriminale.

Prej disa kohësh policia ishte vënë në dijeni të mundësisë se 30-vjeçari mund të lëvizte me armë pa leje, ndërsa për 10 ditë me radhë u mbajt në vëzhgim për lëvizjet në zonën e Kombinatit.

Aty ai kishte një biznes të vogël tornosh, për përpunim të metaleve, në të cilin u gjetën pajisje dhe sende të paligjshme që shërbenin për prodhim silenciatorësh.

Policia ka dyshime për përfshirje të personave të tjerë, të cilët po hetohen dhe mbahen në vëzhgim.

30-vjeçari Haxhi Nezaj u arrestua një ditë më parë nga blutë e kryeqytetit me armë me silenciator me vete, gati për qitje. Pranë banesës së tij u zbulua edhe punishtja për prodhimin e silenciatorëve.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?