Foto ilustruese

Iu gjetën 110 fishekë dhe shkop metalik si i policisë, vihet në hetim 48-vjeçari në pikën kufitare të Kakavijës

16 Nëntor 2023, 13:18| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 13:19

  • Share

Një 48-vjeçar është vënë në hetim pasi nga një kontroll që i është ushtruar në pikën kufitare të Kakavijës, i janë gjetur 110 fishekë armësh gjahu, mjete të tjera për gjueti dhe një shkop metalik si i Policisë. 48-vjeçari S. M., banon në Greqi.

Po ashtu në pikën kufitare të Kakavijës është ndaluar një shtetas gjerman, H. D., 20 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?