Olsi Sefolli dhe paratë e sekuestruar

Kronikë

Iu gjetën 123 mijë paund në furgon, lihet në burg shoferi Olsi Sefolli: Nuk e dija që paratë ishin në automjet

22 Maj 2021, 09:39| Përditesimi: 22 Maj 2021, 09:55

  • Share

Olsi Sefolli, shoferi i furgonit vinte nga Anglia brenda të cilit janë gjetur mbi 123 mijë paund Portin e Durrësit është lënë në burg. Dje pasdite në gjykatën e shkallës së parë Durrës u zhvillua seanca gjyqësore për të përcaktuar masën e sigurisë dhe gjykata pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes Shkëlqim Troplini.

Sefolli është në burg me akuzën e pastrimit të produktit të veprës penale. Nga ana e tij, Sefolli ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ekzistencën e parave në furgon. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Kujtojmë se Sefolli mblidhte pako nëpër qytete të ndryshme të Anglisë dhe i sillte në vendin tonë duke shërbyer si postë private mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli. Furgoni aktualisht ishte i mbushur me rroba dhe orendi shtëpiake.

Të pranishëm në kontrollin e furgonit ishin Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës së Durrësit. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga furgoni ku janë sekuestruar paund cash.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 22/05/2021 14:01

    Sikur ishin 1 milione?

    Përgjigju
    • Njoni: 22/05/2021 14:20

      O dak ca nji miljo thu ti..Apo Harrove ti qe Kaluan per uje dhe u shkurtuan. Apo ske lare naj here rrobati qe shkurtohen kur hyjn në uj.. dhe keto leket kaluan oqeane e dete perte ardh aty.. 1 miljon u nisen nga londra Por jan shkurtu rruges.

  • xXx: 22/05/2021 10:15

    Vetëm për atë foton mbi makinë duhet të rri ne burg...

    Përgjigju
    • O xxx: 22/05/2021 13:48

      Cake Pse ste pelqen foto mir kadal si peshk në në rrjete sapo I dal nga uji .. Ose dryshe si qofte te daja .. Tani duhet te boj burg ky kingu prej hasit me shtetesi prej durrsi.I aim bureqet ku shkon në has .. I thot atyre or shoq jom prej durrsi ...hahaha.

  • Like: 22/05/2021 10:12

    Ua cfare shansi dhe nuk ke ditur te perfitoje, rri ne burg tani se jashte do ta kesh veten ne rrezik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?