Foto ilustruese

Iu gjetën 25 makina pa dokumente, arrestohet pronari 38-vjeçar i servisit në Elbasan

9 Shkurt 2021, 12:02| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 12:04

  • Share

ELBASAN - Një 38-vjeçar është arrestuar pasi në servisin e tij, iu gjetën 25 makina pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e informalitetit dhe kontrabandës,  arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin Ervin Çerekja.

Gjatë kontrollit në servisin e tij, policia  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 automjete të ndryshme për pjesë këmbimi të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale  "Kontrabanda me mallra të tjera", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë",  dhe "Fshehja e të ardhurave".

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trifon: 09/02/2021 17:08

    Ky popull nuk mund te bindet e sensibilizohet per kete flame qe ka mberthyer mbare njerezimin.Nuk po kerkon njeri per te punuar me kazem ne hapjen e tokave te reja .Jo.Vec po te thone "mbaj distance,mbaj maske ,mbaj higjene personale.",dhe po nuk pate pune shtyje diten duke matur rruget me hapa.Dhe per kete shteti te mare masa drastike,jo karantinim ,por ne cdo ambient bare lokale,restorante,sipas sip.ambientit te beje reprezalje duke u heq tavolina e karike ,e te ushtroje kontrolle,me personel te ndershem e jo me ata qe behen pale me shkelesit per nje kafe apo nje pjat pilaf dhe kjo per nje periudh te arsyeshme duke analizu ne baze te shifrave..Nuk ka kuptim un ne ruge ,ne punen time pa le se ku mendja nga hallet nuk vendosa masken ,del polici para "gjobe" thote mire ma ben ,po ata me fal per shprehjen "bythe me bythe " ne klub e me tallin mua qe kaloj ne ruge,.Une nuk jam budalla se mbroj veten time ne radh te pare,po hajde jepi dum kesaj pune.,,Apo gjendja skandaloze ne autobuzt urban ,alarmante.Ata qe kan detyre yte ushtroj kontroll per zbatim protokolli e jo te fshihen neper ferra por te dalin me gjoks se duhet bere o tani o kurre detyra .Nuk po i theret njeri te marin automatikun e teshkoj ne luft.Flm,u zgjata na ndieni por jeta eshe e dhimbshme dhe kur shohim neglzhence per rruajtjen e jetes na dridhet zemra.Respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?