Orges Shijaku, të cilit iu gjet arsenal armësh është djali i piktorit të njohur Sali Shijaku, edhe vetë artist, skulptor, restaurator dhe piktor. Agjentët e Komisariatit nr. 3 morën informacion se një grup prej 4 apo 5 nxënësish në shkollën "Lidhja e Prizrenit" në Tiranë lëviznin me thika brenda shkollës dhe befasisht organizuan kontroll. Të vetmit që iu gjetën 2 thika ishte djali i mitur i Orges Shijakut.
Më pas, gjatë kontrolleve në shtëpi u gjetën armatimet e tjera, të cilat gjetur në një dhomë që shërbente edhe për fjetje edhe studio arti. Djali i mitur u ka thënë hetuesve se armët janë të babait dhe në celular i janë gjetur dhjetëra foto të cilat ishin shkrepur brenda shtëpisë, po me armë. Djali jetonte me nënën, pasi Orges Shijaku ishte divorcuar nga bashkëshortja, por shkonte shpesh në shtëpinë e babait. Shijaku për momentin rezulton jashtë kufijve të vendit, në Zvicër.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Djalit të piktorit Sali Shijaku i gjendet arsenal armësh në banesë, shpallet në kërkim! Në hetim i biri, shkonte me thika në shkollë
M.Q.//ReportTv.al