Pakot e kokainës të sekuestruara

Bota

Iu gjetën 72 kg kokainë në bagazhin e makinës, arrestohet i riu shqiptar në Itali! Droga me mbishkrimin ‘Boss’ kapte vlerën e 6 milionë eurove

24 Qershor 2023, 15:21| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 15:43

  • Share

Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar në Reggio Emilia të Italisë ditën e sotme, pasi iu gjetën 72 kg kokainë të fshehura në bagazhin e makinës së tij.

Lënda narkotike nëse do të shitej në treg kapte vlerën e 6 milionë eurove.

Ndërkohë që po qarkullonte me makinë, i riu shqiptar ka tentuar të largohet pasi policia i bëri thirrje për ndalim. Tentativa e tij dështoi se ai u vu në pranga menjëherë. Gjatë kontriollit të bërë në garazhin e banesës ku po qëndronte me një leje turistike me afat 3 mujor, u gjetën 48 pako kokainë të fshehura në bagazhin e makinës së tij.

Pakot e mbështjella mbanin mbishkrimin ‘Boss’. Gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe sekuestruan gjithashtu 30 mijë euro ‘cash’ të cilat dyshohet se i kishte siguruar falë aktivitetit kriminal.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • naku: 25/06/2023 14:56

    kaq shume trafikante droge ka sa e mbyten edhe europen me droge

    Përgjigju
  • Chapo: 24/06/2023 15:32

    E Ka pas per perdorim personal S ka p motre ta ndaloj Do dali I pafajshem Kot Sa na hapin namin neve italianve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?