Bota

Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)

26 Janar, 20:53| Përditesimi: 26 Janar, 23:58

  • Share

ITALI - Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën 863 mijë euro cash, që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, shqiptari u ndalua fillimisht në një rrugë mes Brindizit dhe Leçes, ku gjatë kontrollit të mjetit u zbuluan 200 mijë euro të fshehura në pako vakumi me kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Kontrolli vijoi edhe në banesën e tij, ku policia gjeti 633.850 euro të fshehura në dollap dhe të ndara në pako kartëmonedhash.

Në total, u sekuestruan mbi 863.850 euro. Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur tërësisht këtë rast.

46-vjeçari shqiptar akuzohet për pastrim parash dhe transferim të sendeve me vlerë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Hetimet vijojnë jo vetëm për gjetjen e bashkëpunëtorëve, por edhe për gjetjen e origjinës së parave

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?