Një 30-vjeçar shqiptar, së bashku me bashkëshorten e tij gjermane janë vënë në pranga nga policia, pasi gjatë një aksioni në banesën e tyre në Solingen u gjetën tre armë zjarri.
Sipas mediave gjermane, policia hyri befasisht në banesën e çiftit, të cilët u gjetën të papërgatitur dhe nuk bënë rezistencë.
Çiftit iu gjet një numër i konsiderueshëm armësh zjarri, fakte këto që tregojnë vetëm majën e ajsbergut për ta, pasi dy të arrestuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në fushëne narkotikëve në të kaluarën.
Sakaq 30-vjeçari shqiptar akuzohet për shkelje të ligjit për narkotikët, ndërsa bashkëshortja e tij, shtetase gjermane, mësohet se ka përvetësuar para nga klientët si punonjëse e një institucioni financiar.
Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën bizhuteri me vlerë dhe kur u hap një kasafortë, u zbulua një sasi gjashtëshifrore parash.
Sipas njohurive të mëparshme bëhet fjalë për para të përvetësuara nga 30-vjeçarja
Shqiptari mësohet se ka vepruar në sasi të mëdha me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë, efektivët sekuestruan tre armët e gjata të përmendura përveç sasive të vogla të lëndës narkotike. Policia ka konfiskuar edhe një Mercedes AMG të të dyshuarit.