Monika, gruja e cila u çimentua në oborrin e një shtëpie në Athinë, Greqi

Kosova & Rajoni

Iu gjetën eshtrat të çimentuara në oborrin e një shtëpie në Athinë, ish-burri jep detaje tronditëse nga jeta e gruas: Partneri i ri e dhunonte, ka përfunduar në spital

5 Shtator 2021, 14:10| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 14:16

  • Share

GREQI- Të reja tronditëse janë zbuluar, pas 6 muajsh për vrasjen e emigrantes rumune në Greqi, Monikas, eshtrat e së cilës u gjendën të çimentuara në një oborr në kryeqytetin helen.

Monika, ishte portreti tipik i një gruaje emigrante rumune, e cila punonte nga mëngjesin deri në dark për të siguruar gjërat minimale në jetë.

Ajo ishte një grua e divorcuar, por që shumë shpejtë i dha një shancë të ri jetës së saj dhe krijoi një lidhje dashurie me një tjetër patriot.

Po ku është ai sot?! Sapo Monika, u zhduk pa lënë asnjë shenjë jete mbrapa, ai pa bërë zë është larguar drejt vendit të tij të origjinës, Rumanisë për një jetë më të mirë siç i tregoi një miku.

Emisioni në “Fund të Tunelit”, në një komunikim me ish-burrin e Monikës, zbuloi se ajo prej shumë kohësh ishte viktimë e dhunës nga i dashuri i saj i ri.

“E qëllonte çdo ditë, E qëllonte në kokë, i ka thyer dorën, kishte shenja në të gjithë trupin. Merrni në telefon spitalin në Kiparisia (zonën ku jetonte ajo), ata do ju tregojnë sa herë ka qenë ajo atje. E kishte si skllave!.”, tha ai.

Këto detaje tronditëse, “shenjeshtrojnë” ish-partnerin e saj si të dyshuarin kryesor e kësaj vrasje makabre.

Ish-bashkëshorti i saj, tregoi gjithashtu se ai kishte komunikim të shpeshtë me gruan fatkeqe, pasi ajo i kërkonte lekë për të mbijetuar.

Prej kohës së karantinës, gruaja kishte mbetur papunë dhe zor se ia dilte t’i ofronte vetës, kushte minimale të jetesës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veri: 05/09/2021 20:56

    Politikanet tane jane hajdute,,ata s'mund ta per mending emrin e nene terezes,,se e nxijne dhe perdhosin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?