Arrestimi i 50-vjeçarit

Kronikë

Iu gjetën fidanë kanabisi dhe pushkë në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë! I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit

9 Prill, 13:48| Përditesimi: 9 Prill, 13:53

  • Share

Një 50-vjeçar në Tiranë është arrrestuar nga policia për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, në banesën e tij janë gjetur 11 gota plastike me fidanë kanabisi, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

50-vjeçari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit/pronës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në kuadër të kontrolleve që kryhen me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale që në fazë fillestare, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Faza”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: A. G., 50 vjeç, banues në Kashar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 11 gota plastike me fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?