Kronikë

Iu gjetën mallra kontrabandë në garazh, arrestohet ish-doganieri në Gjirokastër (VIDEO)

21 Nëntor 2021, 14:01| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 14:05

  • Share

GJIROKASTËR- Një 52-vjeçar ka rënë në pranga pasi pas kontrolleve të ushtruara nga policia , në garazhin e tij në Gjirokastër u konstatuan mallra kontrabandë. Burime për 'Report Tv' bëjnë me dije se 52-vjeçari ka punuar më parë si ish-doganier.  

Mallrat që iu kapën 52-vjeçarit, i identifikuar si Harallamb Nika, ishin kryesisht produkte kozmetike me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?