Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi Bashkim Murataj, pasi dyshohet se është implikuar në ngjarjen e datës 13.02.2019, ku gjatë një kontrolli në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, në një kamion u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.
‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit B. M., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.02.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.’- njofton policia.
Droga e llojit kanabis sativa e cila u sekuestrua në shkurt të vitit 2019, ishte ngarkuar në dy kamionë dhe kishte për destinacion Greqinë. Lënga narkotike ishte ndarë në 104 thasë, dhe ishte vendosur me një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasët me kanabis. Policia vuri në pranga në atë kohë dy drejtuesit e kamionëve të cilët janë Zija Hidri dhe Ardian Sako, si dhe Andrea Muço, 50 vjeç dhe Mariglen Sako, 30 vjeç.
Edhe vellai i Besnik Tajvanit me 1 ton kanabis u kap ca vite me pare. Por me nje ndryshim, nga ish krimet e renda e cuan ne Durres. Pasi ia hoqen te tera denimet, i lane nje sa per sy. Ndryshuan dhe letrat ne QKR per aksionet ku i kishte ne menyre qe te mos ia merrte njeri. Hajde shtet hajde. Keshtu beri karriere shoku Haki i emergjencave e te tjere police barkderra.
Përgjigju