Kronikë

Iu kapën aktivistët me lekë në makinë e akuzohen se po blinin vota,  reagon LSI: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

10 Prill 2021, 11:59| Përditesimi: 10 Prill 2021, 12:04

  • Share


Pas arrestimit të kreut të LSI në Pukë dhe një aktivistë pasi akuzohen se po blinin vota ka reaguar edhe qendra e LSI në Qarkun Shkodër.

"Dega e LSI qarku Shkodër informon e sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes. Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë. Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike. I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale", thuhet në deklaratën e LSI të Qarkut Shkodër.


Lajmi kryesor:

528.000 lekë në makinë për të blerë vota, në pranga sekseri dhe nën hetim drejtuesi politik i LSI në Pukë! Partia e Kryemadhit: Bënin ushtrime zgjedhore


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?