Iu mbajti pagën për pandeminë, Murrizi e Roshi fitojnë gjyqin me Ruçin (DOKUMENTI)

28 Shtator 2020, 09:49| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 16:10

  • Share

TIRANË- Dy deputetët e opozitës së re, Muslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë fituar gjyqin ndaj Kuvendit, duke detyruar këtë të fundit që t'u paguajë pagën e plotë gjatë 3 muajve të pandemisë, mars-maj.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës të Gjykatës Administrative së Shkallës së parë, ku argumentohet se dhurimi i pagës është diçka e vullnetshme dhe jo kolektive

"Gjykata thekson se mandati i deputetit është individual dhe përgjegjësia mbi sjelljen e gjithsecilit mbi këtë mandat shihet rast pas rasti dhe nuk mund të justifikohet me sjellje kolektive. Në rastin konkret, ndalesa e pjesshme në masën 50% të pagës mujore neto për paditësit Myslim Murrizi dhe Artur Roshi është bërë në kundërshtim me ligjin pasi situata e rëndë ekonomike e shkaktuar nga COVID-19, nuk përbën shkak të përligjur për cënimin e pagës së deputetit, pasi sikurse u theksua më sipër, dhënia e kontributit financiar me qëllim përballimin dhe lehtësimin e kësaj situate është një akt i vullnetshëm dhe jo i detyruar", thuhet në arsyetimin e gjykatës.

 Përpos pagës, kjo pagesë do t'i reflektohet edhe në librezën e punës, kërkesë kjo e dy deputetëve. Aktualisht kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetët ndërsa vetëm Murrizi e Roshi rezulton se kanë depozituar padinë duke kërkuar gjysmën e pagës së mbajtur për tre muajt Mars, Prill, Maj.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i Gjykatës Administrative

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 28/09/2020 18:11

    Pasaniket e varfer fituan gjyqin

    Përgjigju
  • lorna: 28/09/2020 14:09

    KY VENDIM ZHULI ANKIMOHET, DHE ESHTE APELI AI QE VENDOS !!! aPO KETYRE SU ANKIMOHET GJE SE HELBETE HAJDUTER JANE !!!

    Përgjigju
  • Koli: 28/09/2020 13:22

    I bie qe shoku Gramoz ka shkelur ligjin, pra shperdoruar detyren. Vendimi gjyqesor eshte prove. Si i tille, SPAK, kryesisht, mund te shkoje tek zyra dhe ti hedhi prangat. Por.... kjo ne teori se ne praktike SPAKU te ha m...

    Përgjigju
  • Llapaqenet: 28/09/2020 10:45

    shyqyr ore qe fituat gjyqin ju paskeni qen me llapaqenet e deputeteve brravo e shfaqet veten edhe si pabuksa ordiner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?