Boksierja Donjeta Sadiku

India nuk njeh Kosovën dhe i ndaloi boksieres simbolet shtetërore dhe këndimin e himnit, Donjeta Sadiku nuk shkon në kampionatin botëror në New Dehli

14 Mars 2023, 13:55| Përditesimi: 14 Mars 2023, 17:35

  • Share

Boksierja nga Kosova Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror në New Dehli të Indisë. Ndonëse u arrit që të nxirrej një vizë për lëvizjen e boksieres drejt Indisë, pasi kjo e fundit nuk e njeh Kosovën, Ministria e Jashtme e Indisë ka vendosur dy kushte të cilat tërhoqën nga kampionati boksieren.

Në një njoftim, Federata e Boksit të Kosovës bën me dije se u ishte ndaluar që në kampionat të përdoreshin simbolet shtetërore të Kosovës, si edhe është ndaluar himni i flamurit të Kosovës. Për këto dy arsye Federata e Boksit të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës vendosën që boskierja Donjeta Sadiku të mos marrë pjesë në kampionatin e boksit.

Federata e Boksit të Kosovës thotë se ky është një zhgënjim pasi politika bëhet sërish pengesë për boksieren Donjeta Sadiku, e cial sipas tyre ishte favorite për të fituar medaljen. Në njoftim shkruhet se janë të zhgënjyer edhe Federatën Ndërkombëtare të Boksit, për të cilën thonë se kanë lejuar që për herë të tretë i njëjti vend (India), ka diskriminuar boksieren dhe i ka mohuar pjesëmarrjen me të drejta të barabarta si sportistët tjerë.

Postimi i Federatës së Boksit

DHE PSE LEJOHET MARRJA E VIZAVE POLITIKA PERSERI PENGES E SPORTIT

Federata e Boksit e Kosovës, në bashkëpunim të plotë me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, dëshiron të ju informojë për zhvillimet e fundit të pjesëmarrjes së boksieres tonë, Donjeta Sadiku, në Kampionatin Botëror, që prej 14-26 mars mbahet në Neë Delhi të Indisë.

Përkundër tentimeve të vazhdueshme për të marrë vizën nga shteti i Indisë, edhe pse u dha ‘drita e gjelbërt’, për të na u mundësuar marrja e vizës në Sofje të Bullgarisë.

Federata e Boksit e Kosovës falendëron përzemersisht zv.Ministren Daulina Osmani për angazhimin dhe përpjekjen e saj për paisjen me viza për ekipen tonë.

Mirëpo, përkundër gatishmërisë së ekipit tonë që të udhëtojë drejt Neë Delhit, të martën, edhe pse me vonesë, pasi nuk do ta arrinim tërheqjen e shortit, vjen lajmi tjetër nga Ministria e Jashtme e Indisë dhe organizatori i Kampionatit.

Në informatën e tyre, vihen dy kushtet e pjesëmarrjes së medalistes së bronztë të botës dhe Evropës në këtë botëror, të cilat lidhen kryekëput me çështje politike, si në vijim:

a) Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror

b) Pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre ose edhe në veshjet e tyre në formë të printuar. Andaj, bazuar në kushtet e vëna, dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBoxk, në koordinim me MKRS-në dhe KOK-un, kanë vendosur që ekipi ynë të mos udëhtojë fare drejt Neë Delhit të Indisë.

Për ne si federatë, por edhe për boksieren, e cila ishte favorite për të fituar sërish medalje, është zhgënjim i madh, sidomos me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBA), e cila lejoi që për herë të tretë i njëjti vend të diskriminojë boksieren tonë, duke ia mohuar pjesëmarrjen me të drejta të barabarta si sportistët tjerë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 15/03/2023 08:52

    ORI ÇUPĒ...KOSOVA ESHTE TOKE E MEMES SHQIPERI, E KE TIRANEN ZYRTARE, SI SHQIPETARE DOT NA GEZOSH ME HIMNIN E FLAMURIN E SHENJTE...MOS E HUMB RASTIN ME TE ASHTUQUAJTURAT LECKAT FANTAZME TE KOSOVES.

    Përgjigju
  • Admir: 14/03/2023 20:07

    Forca pakistani ???? ato ju vine hakut indianeve.

    Përgjigju
  • Agjenti: 14/03/2023 14:26

    Rraca e zeze qe mban era qen duan Hitlerin ti shuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?