BRTIANI E MADHE- Falë oficerëve të Policisë, makthi i nuses së re britanike për të mos arritur në kohë në kishë për t’u martuar nuk u bë realitet.
Gjithçka po shkonte derisa makina me të cilën po udhëtonte nusja, u prish në kohën më të papërshtatshme, duke bërë që ajo të mendonte se dasma e ëndrrave të saj nuk do të realizohej.
Por disa oficerë police, sapo e panë atë të shqetësuar dhe makinën të ndaluar anës rrugës, nuk e menduar dy herë, e morën dhe e çuan menjëherë në kishë, ku po e priste dhëndri.
“Oficerët më ndihmuan në kohë, unë nuk u bëra aspak vonë në dasmën time”, tha ajo për mediat lokale.
Kjo është peripecia e nuses nga Britania e Madhe që shkaktoi shumë buzëqeshje në internet.