Iu refuzua kërkesa për 100 euro ndihmë nga qeveria, studentët: Duan të na largojnë nga Shqipëria! Do i kthehemi protestave

9 Nëntor 2022, 10:11| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 10:42

  • Share

Pasi Ministria e Arsimit i refuzoi kërkesën për ndihmë 100 euro në muaj për t’u përballur me kushtet e jetesës, studentët thanë se do të konsultohen me njëri-tjetrin për të nisur protestat. Ata thonë se qeveria ka synim vetëm për t’i larguar nga Shqipëria ndërsa jetesa thonë se po bëhet e papërballueshme.

“Sipas qeverisë, me 100 mijë lekë ulje, studentët mund t;i përballojnë kostot e jetesës kur cmimet e qirave kanë shkuar në 300-350 euro minimalja. Studentët mbeten pa mbështetjen e qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit. Fatkeqësisht kjo qeveri dhe kjo ministri kërkon që rinia të ikë e të mos jetojë në Shqipëri se nuk mbështesin me shumë monetare 100 euro. Nuk pasurohet asnjë student me 100 euro. Do nisim peticione të tjera me studentët dhe nëse do të dëshirojnë të protestojnë, do të dalim si gjithmonë para Ministrisë së Arsimit dhe kyreministrit. Ne kemi kërkuar shtesë 100 euro”, tha një prej studentëve.

Në shtator të këtij viti, një grup studentësh dorëzuan në kryeministri një peticion të firmosur nga 6 mijë studentë, ku kërkuan mbështetje për çdo student me 100 euro. Peticioni u realizua online tek Portali ‘Studentët Denoncojnë’.

Përmes peticionit kërkohej ndihmë konkrete për studentët, me nga 100 euro për person, pasi sipas tyre kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Në peticion shkruhej se qiratë e shtëpive kanë shkuar në 300 euro, ndërkohë që produktet e shportës janë rritur me 60% dhe këto kosto nuk mund të përballohen me pagën minimale prej 32 mijë lekësh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/11/2022 01:40

    Jo,nuk duan t'ju largojne nga Shqiperia,por nga kafja ku vegjetoni gjithe diten,sidomos nga ato te Bllokut e perreth.Pastaj ju duket e larte 300 -350 euro qiraja?!Ja une jetoj jashte,aty ky mendoni se po ju detyron qeveria te shkoni,jetoj ne nje ndertese ku gjysmat jane familjare,gjysmat jane studente.Pa llogaritur billat e tjera,e dini sa e kemi qirane? 1.350 $/muaj,njelloj si familjet,si studentet dhe ka per t'u rritur prape ne prill Dhe bashkemoshataret tuaj studente shkojne ne pune e ne shkolle e rrine disa veta ne apt. qe te paguajne qirane.Kafene qe juve u pelqen t'a shijoni nga tavolina e lokalit duke pare boten qe kalon perpara,ose celularin,studentet ketu e pine duke ecur,se nuk kane kohe.

    Përgjigju
  • Kent: 09/11/2022 21:40

    Mos kerkoni "qiqra ne hell",por shtrojuni studimit se ne rradhe te pare studioni per interesin tuaj. Shkon e bano i ne qendrat dtudentore te banimit se oaguani me pak.Doni komoditete oaguaj nga xhepi.Keshtu vepron çdo student ne bote. Vetem ketu kane maje te gjuhes"duan t'na largojne" apo "do te ikim jashte" dhe se fundi"do te hyjne ne greve". Shoqeria nuk ju ka asnji borxh e asnji detyrim.

    Përgjigju
  • Sulo Gradeci: 09/11/2022 15:09

    Ca tipa si keta, jane studente qe vijne me makina te shtrenjta ne shkolle, dhe kerkojne ndihme per karburant. Notat ja blen Mami e Babi, dhe keta rrine gjithe diten ne kafene ose xhiro ne bllok. Po te ishte nga ata qe studionte ky tipi, sdo kishte kohe per protesta se do duhej te lexonte dhe te bente detyren e rradhes. Futja kot, shtet pa te ardhme, Brez injorantesh. O pika kush to na qeverise ne!

    Përgjigju
  • dion: 09/11/2022 13:55

    Keta nuk jane studente por plera qe jetojne shum mire me te gjith komoditetet te paisur me makina, celular, labtop e plot te tjera dhe kerkojne nga 100 euro, po prinderit gjysherit e gjyshet a e dini sa e kane pensionin o ndyresira.

    Përgjigju
  • Genci: 09/11/2022 13:33

    Pse duhet te jetoni ne shtepi me.qera 300 apo 350 euro. Ne keto shtepi nuk shkoj dot un qe paguhem 800 euro rroge. Pse nuk shkoni ne konvikt ju..Pse per parazite si ju do paguajme gjithe jeten ne ??? 100 euro ne muaj per 50 mije studente 5 milion euro ne muaj apo 50 milion euro ne nje vit mesimor. A jeni ne terezi. Shkoni punoni mbasdite sic ben cdo student ne bote

    Përgjigju
  • Nako: 09/11/2022 13:18

    Ketea te foltores tani i duan euro se rublat mbaruan.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 09/11/2022 12:42

    Me fal cilet student Po flasin studentet e foltores qe I shohim ne cdo lloj proteste I njohim tashme te gjitha ftyrat e pseudo studenteve

    Përgjigju
  • Asnjanesi: 09/11/2022 12:22

    Nderoni fytyrat se jeni bere bajat me keta prostestues partiak Rrobt ps pd e lsi per keta zhapiqt qe nxjerrin si protestues sa here ju ngrihet k kryetarve te partive

    Përgjigju
  • Liku: 09/11/2022 11:51

    Demokracia keshtu e ka shkon studion dhe punon ku te interesoje, jasht ka vetem pune dhe shkolle.

    Përgjigju
    • Sevas: 09/11/2022 13:43

      Shumë i sakt.

  • Gjergj: 09/11/2022 10:49

    Pse 100 o xhan? Pse jo 114? A shkoni jashtè shtetit apo jo, èshtè akoma njè vendim personal por ato 100€, nuk janè arsyeja pèr largim apo qèndrim. Mendohuni edhe njèherè, pèr ato 100€,,,mbase shkoni punoni diku, siç bèjnè edhe ata studentèt JASHTÈ SHTETIT, dhe nuk flasin si e èma e Zeqos,,,,atje nè majè tè,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?