Selami Simsek i konsideruar nga qeveria turke si pjesë e gylenistëve që organizuan grushtin e shtetit në Turqi në korrik 2016, padit institucionet shqiptare në gjykatë për mosdhënien e statusit azilant politik.
Simsek ka depozituar padinë këtë të mërkurë (28 tetor) duke kërkuar statusin e azilantit politik të cilin Shqipëria ja mohoi në mars të këtij viti duke i hapur rrugë dëbimit të tij drejt Turqisë.
Simsek u arrestua më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë.
Atij iu sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga, ndërsa të njëjtin fat pasi dhe shoku i tij Harun Çelik i cili u deportua me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.
Aktualisht ai është liruar nga burgjet shqiptare pasi shleu dënimin prej një vit burg dhënë nga drejtësia dhe siç mëson ReporTv mbahet në kampin e refugjatëve në Kareç të Vorës.
Azilin të cilin ai se fitoi me kërkesën me argumentin se i rrezikohet jeta në Turqi kërkon tashmë ta fitojë me vendim gjykate.
Në padin e siguruar nga ReportTv ai kërkon që gjykata të ndaloj edhe proçedurat e dëbimit të tij nga shqipëria drejt turqisë, vend në të cilin Simsek thotë se i rrezikohet jeta.