TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shfaqur sërish kritika mbi gjyqësorin, një ditë pasi Kushtetueses i kërkoi të mos lajthisë e të miratojë kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kërkojnë rritje pagash me 700 euro. Shkak për replikën e radhës është bërë një padi për shpifje kundrejt Lulzim Bashës që ia rrëzoi Gjykata e Tiranës, me vendim të gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri.
Në një postim në platformën ‘X’, Rama thotë se gjyqtares së çështjes iu deshën plot 7 vite për të dalë në konkluzione për një çështje shpifjeje. Kreu i qeverisë ironizon vendimin e gjykatëses, e cila sipas tij ka arsyetuar se nuk ka pasur dëm ndaj kryeministrit pasi ai ende mban postin dhe deklaratat nuk kanë ndikuar në perceptimin publik ndaj tij.
“Pra sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar nga detyra!”, shkruan Rama me ironi, duke thënë se ky është një fakt për të qarë, e jo për të qeshur, kur mendon se kjo gjyqtare i përket Unionit që kërkon rritje page 700 Euro nga Gjykata Kushtetuese.
Kritika adreson edhe për KLGJ, së cilës i drejton këtë pyetje "A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!".
Këtu nuk bëhet fjalë për çështjen time, shkruan Rama, por si do shkojë halli i njerëzve të thjeshtë që varen nga gjykatës të cilët e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari!
Një ditë më parë Rama reagoi ashpër ndaj një kërkese të Unionit të Gjyqtarëve për rritje të dytë të pagave brenda 3 viteve me 700 euro, ndërsa Gjykatës Kushtetuese i bëri thirrje të mos lajthisë si herën e parë kur ua pranoi.
Kush është gjyqtarja Tahiri?
Tahiri mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin. Procesi i vetingut për gjyqtaren Ëngjëllushe Tahiri u krye nga trupa e KPK e kryesuar Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.
Ëngjëllushe Tahiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Krujë. Në vitin 2020, Tahiri u komandua në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Lartë, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.
Reagimi i plotë
Gjykata e Shkallës Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se, unë “si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata”, pra shpifja e Lulit “nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik”!!!
Pra sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar mua dot nga detyra!!!
Tani që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, po nga një gjykatë dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, po një gjykatëse që paguhet më shumë se sa një mësuese apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur - kur mendon pastaj edhe që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page 700 Euro nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim! Ndërsa po t’i shtosh pastaj kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore, dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh: A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!
Dhe të kuptohemi mirë, halli nuk është farë çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë se marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh:-)
Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, të cilët e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12 vjeçari!!
Komente

Edi Rama me shume gjasa eshte kryeministri me i mire i pluralizmit, dhe ndoshta edhe i 100 viteve te fundit. Por ne ceshtjen ne fjale ai gabon. Per te nxjerr nje komb nga shpella e korrupsionit duhet te investosh fuqishem te sistemi i drejtesise! Pavaresisht motivit te cilitdo gjyqtari, eshte ne interesin e strategjise se sakte te ngresh rrogat.
PërgjigjuNe kohe te Berishes nuk kishin nevoje per rritje rrogash sepse i merrnin nen dore...tani ngaqe pergjohen nuk i del rroga
PërgjigjuUne kam 7 vjet te me dale ceshtja ne apel dhe akoma me thone prit. Ti zoterote e mbarove. nuk e fitove ceshtjen por te pakten e mbarove
PërgjigjuKa vite qe ju ka rene maska o gjyqtare. E ka kuptuar populli se kush jeni ju dhe se krimet tuaja jane me te renda dhe vrastare se ato te kriminelve. Jeni ju qe me vendimet tuaja vidhni djersen, pronen, jeten e qytetareve dhe fshini krime. Ka te drejte KM kur thote se eshte te vajtosh kur degjon se doni 700 euro plus. Zoti mos paste meshire per ju ashtu siç ju nuk e keni per njerzit kur ju shisni pronat dhe jeten me pazaret tuaja.
PërgjigjuPo ti me llogjikën e nji 13 vjeçari ça bone? Ja bone rrogën vetes 3.5 milion e Presidentit 4 milion. Mushët barkun tuj o zhabe
PërgjigjuTi quash hajdute eshte shuuume pak. Keta trimat e gjyqesorit nuk mund te dalin permbi shtetin. Jane punonjes te shtetit si te gjithe sherbetor te ketij populli qe me prapesit e tyre i kane bere jo pak dem. Akoma duan leke keta , pak marrin qe mos i hengshin ishalla o zot
PërgjigjuHajdutët që shkatërruan drejtësinë duan shtes rroge dhe jo pak por 700 euro...
PërgjigjuA u be reforme ne drejtesi? Kush pyet pet qytetaret? Asgje s'k ndryshuar pet ta. Arrogance,fodullek e korrupsion, njesoj ne gjykata