Gjykata e Tiranës para dy ditësh vendosi sekuestrimin e pasurinë me me vlerë prej 5 mln euro të dy vëllezërve Sokol dhe Elson Markut të cilët po hetohen për trafik droge, pastrim parash, dhënie e parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, gjykata ka ekzekutuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezërve pas një hetimi të filluar në vitin 2019. Dy vëllezërit me orgjinë nga Mirditë banonin në Tiranë. Atyre u janë sekuestruar gjithsej 18 automjete, 3 sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro.
Por siç raporton edhe lexo.al ata kanë pasur një lidhje të fortë me Partinë Demokratike, madje duke marrë detyra të rëndësishme në zgjedhje.
Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, njëri nga vëllezërit, Elson Marku ka qenë numërues i parë në Njësinë Bashkiake nr.8 në Kryeqytet, e cili është mbulur nga vetë kreu i PD Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku.
Madje Marku në grupin e tij të numërimit ka qenë numërues i parë, i vendosur me besim nga vetë Basha.
Ke dit me zgjedh numurues trafikant droge
PërgjigjuNdoka , prenga ,saja ect ect kan qen zgjedhje ma tmira ! Pa le presidentin . I ripollem .
Asgje per tu cuditur.Keshtu jane klientet e shqup-it;bandite. Me cfare zanati ,apo mjeshterie,i kane bere keto pasuri?
PërgjigjuI duhen edi rames kto. presione politike me i kthy nga ps ja
PërgjigjuEdhe ky ministër qe do 20%???
PërgjigjuKa numeruar votata, e ka zgjedhur partia me te besuarin midis me te ndershmerve.