Lokali 'Havana' ne pronesi te Kreshnik Musabelliut

Iu sekuestrua 700 mijë € pasuri/ Kush është Niku i Çufos që i shpëtoi ekstradimit dhe atentatit te lokali i tij luksoz 'Havana'

24 Korrik 2019, 21:10| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 23:19

  • Share

ELBASAN-Sot u sekuestruan pasuri me vlerë 700 mijë euro në pronësi të 33-vjeçarit K M. i cili është nipi i Nik Vojoçek ose Besnik Brakës i dënuar për trafik droge dhe korrupsion aktiv nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit.

Por kush është i riu? Gazetari i Report Tv në Elbasan Aldo Kozarja thotë se 33-vjeçari njihet me nofkën Niku i Çufos, ndërsa ka qenë më parë i arrestuar me qëllim ekstradim në Itali, që dështoi.

Rreth dy vite më parë ai ia arriti që të mos ekstradohej në Itali, ndërkohë që ju vendos lëndë shpërthyese në lokalin e tij luksoz në Elbasan, 'Havana', por shpëtoi, ndërsa ngjarja është ende e pazbardhur. 

K.M. ka disa biznese në Elbasan, ndërsa sekuestroja i është vendosur mbi materialet e mbërritura nga Italia për trafik droge.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?