Superjahti i oligarkut rus

Bota

Iu sekuestrua pas sanksioneve të Perëndimit, superjahti i oligarkut rus shitet në ankand për 75 mln dollarë

24 Gusht 2022, 21:00| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 21:02

  • Share

Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në pronësi të oligarkut të sanksionuar rus, Dmitry Pumpyansky, është shitur në një ankand në Gjibraltar Kjo është shitja e parë e aseteve të sekuestruara të oligarkëve rusë, qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. mHowe Robinson Partners, që mbikëqyri ankandin, tha më 23 gusht se ka pasur 63 oferta për blerjen e superjahtit prej 72.5 metrash, “Axioma”, që ishte sekuestruar nga Pumpyansky.

Pumpyansky është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Ologarkut iu sekuestrua jahti pas vendosjes së sanksioneve nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Oferta fituese dhe emri i pronarit të ri nuk është bërë publik. Detajet për shitjet do të bëhen publike pas dy javësh Jahti “Axioma” u sekuestrua nga Qeveria e Gjibraltarit pas pretendimeve ligjore nga banka investuese amerikane, JP Morgan, që tha se kompania e Pumpyanskyt, Pyrene Investments, i kishte borxh bankës më shumë se 20 milionë dollarë.

JP Morgan më pas i kërkoi gjykatave të Gjibraltarit që të sekuestrojë dhe më pas të shesë jahtin, duke argumentuar se Pumpyansky ishte subjekt i sanksioneve. nPumpyansky ka qenë pronar dhe drejtor i prodhuesit të gypave të çelikut, OAO TMK, prodhuesit më të madh në botë. Po ashtu, kjo kompani është furnizuesi kryesor i kompanisë shtetërore të energjisë ruse, Gazprom. Ai u largua nga drejtimi i kompanisë pas sanksioneve të vendosura në mars. SHBA-ja dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Shtetet perëndimore kanë sekuestruar prona, superjahte dhe avionë të miliarderëve rusë që kanë lidhje me Putinin./REL

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kozi: 24/08/2022 22:07

    Sanksionet nderkombetare nuk zevendesojne dot ligjet nderkombetare. Nuk sekuestrohet apo shitet pasuria e dikujt vetem sepse eshte mik me Putinin. Kjo ishte metode e diktatures. Por cdo gje e vendos si do mbaroje lufta. Keshtu si po shkon, do ja kthejne prap mallin te zotit.

    Përgjigju
  • Dritan: 24/08/2022 21:11

    Edhe Dulla kete variant perdorte per sekuestrimin e pasurive te te pasurve,mbas lufte,sekuestrim cfare te gjente,por atehere nuk kishte dale akoma ne qarkullim fjala oligark.Edhe ky varianti me keto yatchtet,kapi,sekuestroi,shiti.Nuk kuptoj gje,pa gjyqe,pa asgje.Nuk eshte problemi se eshte rus,kinez,i bardhe ,i zi,po kush e vendos me ja marre personit pasurine,pa vertetuar se ka vjedh etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?