Iu sekuestrua prona pa leje nga prokuroria e Durrësit, kush është Asjan Buceza, i përfshirë në trafik droge

17 Qershor 2022, 17:14| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 17:29

  • Share

1655478942_1655473992ProkuroriaeDurresit.jpg

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje ditën e sotme. Në vendimin e Prokurorisë së Durrësit bëhet me dije se gjithashtu është sekuestruar edhe objekti në pronësi të Asjan Buçeza (Hasan Buceza), mëson Report Tv.

“Ndërtim pa leje, i deklaruar në emër të shtetasit A B. Formular Vetëdeklarimi nr. 910/2 datë 21.11.2006. Objekti i deklaruar “Banesë, adresa e truallit të ndërtimit; Arapaj, Viti i ndërtimit 10.05.2001, Adresa Arapaj, Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 81 m2. Numri i kateve 1”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Asjan Buceza, rezulton si përfshirë në një grupe-kriminale për trafik droge. Autoritetet gjyqësore të Milanos vite më parë, kanë kërkuar 25 vite burg për Asjan Bucezën pasi akuzohej për “Pjesëmarrje në organizata kriminale”. Sipas mediave italiane, ai akuzohet për trafik të sasive të mëdha të heroinës dhe aktivitetin kriminale e kishte të fokusuar në sheshin e Milanos, por edhe në Rimini, Padova dhe Vicenza. Megjithatë nuk dihet nëse vuan dënimin në Itali apo është i lirë.


Lajmi kryesor:

Sekuestrohen 14 apartamente e 5 ndërtime pa leje në Durrës! Në sekuestro edhe pronat e Asjan Bucezës, i dënuar me në Itali me 25 vjet burg për drogë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?