Oltion Bistri

Rekursi/ Iu sekuestruan 3.1 mln euro pasuri, Ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri kërkon zhbllokimin në Gjykatën e Lartë

29 Shtator, 13:32| Përditesimi: 29 Shtator, 16:24

  • Share

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarët e tij, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros.

Prokuroria e Posaçme njoftoi në maj të këtij viti se kishte vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 3 milion euro në pronësi të Oltion Bistrit, i arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme sekuestroi në maj pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Oltion Bistri është marrë i pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, ku zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka e ish-prokurori Xhevahir Lita.

 Ndër pasuritë e sekuestruara janë 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10  apartamente; 1 vilë në rezidencën “Green Valley”, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.

Pasuritë e sekuestruara të Oltion Bistrit
- 18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 66.5 m2,  ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
- Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
- Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;
-  Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
- Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
- Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë,  ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012; 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/09/2024 00:51

    Polic me 3 milion euro pasuri eshte produkt vetem /Made in Albania/!!!

    Përgjigju
  • Mohammad: 29/09/2024 17:43

    Po pasurite e metes qe ja ka nperdorim manushi & co e Gzim kalaja etj,kush ja sekuestron

    Përgjigju
  • XXX: 29/09/2024 17:10

    Ky nuk justifikon as 1 apartament 1+1 jo me 31 pasuri

    Përgjigju
  • Real: 29/09/2024 16:35

    I ka bere me djersen e b*** prandaj i kerkon ky pisi. Konfiskimi i menjehershem dhe burg 35 vite per policin bashkepuntor te krimit, vrasjeve, bixhozit dhe droges. Nese Gjykata e larte tenton te liroje keto pasuri krimi, atehere drejtesine e mori lumi.

    Përgjigju
    • Besa: 29/09/2024 21:14

      Duhet të vërtetohet se i ka nga krimi dhe shpërdorimi i detyrës! Ky vetëm nja dy episode ka kur i thotë atij që mbylli qepenat, kështu që pasurinë ka për t'a gëzuar dhe trashëguar si më i miri!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?