Politikë

Iu shmang seancës për masakrën e Gërdecit, Mediu sfidon drejtësinë nga Amerika me LaCivitan! Berisha: Po vjen 'sherifi' (VIDEO)

26 Mars, 11:40| Përditesimi: 26 Mars, 13:06

  • Share

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu iu shmang sërish seancës gjyqësore për masakrën e Gërdecit, duke nxjerrë si argument vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa mungoi në sallën e gjyqit në GJKKO një ditë më parë, Mediu ka publikuar një video nga SHBA me këshilltarin e PD-së për fushatën zgjedhore, Chris LaCivita.

“Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish”, shprehet LaCivita në videon e postuar nga Mediu.

E njëjta video është ndarë edhe nga kreu i PD, Sali Berisha, i cili shkruan se “Po vjen sherifi”. Por në fakt, LaCivita është zhdukur nga ‘skena’ që prej prezantimit të tij për herë të parë më 10 shkurt si këshilltar i PD për zgjedhjet. Vetë Berisha ka pranuar se kontaktet me të i mban vetëm online, duke thënë se LaCivita nuk është oficer lufte.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lza: 26/03/2025 21:15

    Si e ka emrin Aai qe eshte gjykates i ceshtjes se Gerdecit?

    Përgjigju
  • ledi: 26/03/2025 18:13

    Na ben fotografi me La civitan kur eshte akoma nen akuze pwr Gerdecin! Hajde mashtryes se nuk i rreh shqiptarit me cilin ben fitografi. Ke nje jete qe mashtrin politiken

    Përgjigju
  • A...Zh: 26/03/2025 16:29

    Palacoja me banditin jane bere bashke!

    Përgjigju
  • populli: 26/03/2025 16:00

    ja bajgate e shqiperis kur do vi ajo dite qe te arrestoen keta plera

    Përgjigju
  • goshi: 26/03/2025 14:52

    A kanë turp këta ndyrësira të SPAK që vrasësi Fatmir GËRDECI tall bythën me ta,kaq të mbaruar janë sa nuk meren me nje vrasës që mori 26 jetë.

    Përgjigju
  • Plaku Mere: 26/03/2025 14:12

    Sa te paturpshem qe jan keta, me leket qe i kane vjedhur popullit paguajne kte. Ja ka bo zoti rrisk ti mari leket Saliut, se nongrada nuk i hiqet. Hajduti hajdut ngelet. Amerika i thote Hajdut Anglia i thote hajdut Europa i thote hajdut Sala thot jo nuk jam hajdut. Ju kujt do i besonit ?

    Përgjigju
  • Gentjan Lela Çafai: 26/03/2025 13:05

    O sa turp pēr Edi Ramēn qē mban padrejtēsin me roga 5.000 Euro nē muaj e Jevgu Fatmir Kriminel Mediu bēn karshillik e lēviz i lir. Nē njē koh qē i ka duart me xhak. E Edi Rama thot me mua shkoni nē Evrop. E me ktė lloi padrejtēsie Edi Rama do ja kaloi dhe Evropēs.

    Përgjigju
  • Pjtim: 26/03/2025 12:43

    Sherifi i leshit

    Përgjigju
  • sako: 26/03/2025 12:16

    dhimbjen e femijve dhe te gjithe personave te djegur ne gerdec, eren e djegies se tyre e provofsh ku te dhemb me shume,

    Përgjigju
    • Mona: 26/03/2025 13:37

      Mos pafshi nji dit te qete ne jetet tuaja nji shprehje popullore thot:cdo gje kthehet sic keni punu ashtu do gezoni

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?