I vunë tritol banesës, merret në mbrojtje për 6 muaj gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj e familja e tij! Video kur u vendos eksplozivi e shpërthimi

29 Prill, 14:05| Përditesimi: 30 Prill, 10:04

  • Share

SHKODËR-  Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në mbledhjen e sotme (29 prill 2024) të sigurojë mbrojtje fizike për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj, i cili u kërcënua duke i vendosur tritol portës e shtëpisë në lagjen "Tom Kola' në Shkodër në orët e para të mëngjesit të 28 prillit.  Garda e Republikës do mbrojë Sterkajn dhe familjen e tij për një periudhë 6 mujore.

 Ministri i Brendshëm Taulant Balla e quajti akt burracakësh me qëllim intimidimin e magjistratit dhe e vlerësoi test për policinë e Shkodres zbulimin e autorit dhe porositësit.

"Dënoj këtë akt prej burracakësh në përpjekje për të intimiduar një magjistrat. Sa i përket pjesës tjetër dhe nuk dua të flas më shumë për këtë, sepse ju thashë kjo ngjarje është një test për DVP Shkodër, në të gjitha kuptimet, por që lidhet drejtë për së drejti me kredibilitetin dhe me besimin në rritje të Policisë së Shtetit" tha ministri Balla pasi doli nga mbledhja e KLGJ-së.

Për Ballën, ky sulm i paprecedent tregon se reforma në drejtësi po jep rezultate.

"Duhet të kuptojmë që reforma në drejtësi po jep rezultate e veta dhe duhet të kuptojmë që gjyqtarë dhe prokuror në detyrën e tyre  kanë prishur qetësinë e personave të cilët janë objekt i hetimeve apo i vendimeve dhe kur bëra thirrje për të hequr dorë nga intimidimet ndaj magjistratëve këtë thirrje e kisha ndaj gjithkujt. Intimidimet mund të bëhen me lëndë eksplozive, por mund të bëhen edhe me fjalë edhe me deklarata" nënvizoi ai.

Video e shperthimit
Shqiptarja.com dhe Report Tv ka siguruar pamjet që kamerat e sigurisë filmuan në orët e para të 28 prillit 2024 . Në video evidentohet e gjithë dinamika e lëvizjes së autorit, ndërsa qeni i një shtëpie pranë leh vazhdimisht.

Ishte ora 02:55. I veshur me të zeza, kapuç në kokë dhe doreza të bardhja mjekësore, autori afrohet qetësisht dhe vendos lëndën plasëse në portën e shtëpisë së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Pasi nxjerr tritolin nga xhupi e vendos në cep të derës. Më pas e ndez dhe largohet me shpejtësi nga e njëjta rrugicë që u pa të vinte. Në orën 02:59 minuta, pra 4 minuta më pas ndodh shpërthimi. 

Policia  e Shkodrës, ende nuk e ka identifikuar autorin por thekson se po heton në pistën e intimidimit të gjyqtarit Tonin Sterkaj për shkak të detyrës. Tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen u shoqëruan të dielën, 28 prill, nga policia dhe pasi u morën në pyetje u lanë të lirë. Vetë gjyqtari gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se më herët nuk ka marrë kërcënime. Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij. Dëshmia e gjyqtarit Sterkaj nuk ka ndihmuar hetuesit. 

Kush është Tonin Sterkaj? 
Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa për një periudhë dy vjeçare ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Pas mbylljes së Apelit, Sterkaj u kthye si gjyqtar në Gjykatën e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Unioni i Gjyqtarëve duke theksuar se gjyqtarët në mbarë vendin punojnë me ngarkesë të lartë ccështjesh dhe ne presion politik e mediatik.

 

Ora 15:44
Shpërthimi me tritol në portën e gjyqtarit në Shkodër, BE: Dënojmë ashpër sulmin, mbështesim sistemin gjyqësor

1714400833_shqiperia696x413.jpg

BE në Tiranë ka dënuar sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. Kërcënimi ndaj zyrtarëve të drejtësisë është një pengesë e madhe në pavarësinë e gjyqësorit, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, thuhet në reagimin e BE-së.

Ora 14:27
Tritol shtëpisë së gjyqtarit Sterkaj, Balla: Akt i organizuar për të intimiduar gjyqtarin! Zbulimi i autorit dhe porositësit test për policinë e Shkodrës

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës ishte një akt i organizuar për ta imtimiduar, deklaroi sot ministri i  Brendshëm Taulant Balla në një prononcim për median pas mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjyqtari është marrë në mbrojtje nga policia prej ditës së djeshme. Po kështu i ofrohet mbrojtje personale dhe familjes së magjistratit

"Kemi marrë në analizë dhe kërkesën e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për të ofruar mbrojtjen e menjëhershme për mbrojtjen e magjistratit. Këtë gjë e kemi bërë në fakt që dje. Sikurse jeni informuar unë kam marrë personalisht një kontakt me magjistratin, i kam shprehur solidaritetin. Po ashtu DVP Shkodër dhe struktura të tjera të Policisë së Shtetit sepse vendimi ka hyrë në fuqi, do të ofrojnë mbrojtje personale dhe të familjes së magjistratit"

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur në qytetin e Shkodrës për të zbuluar autorin por dhe porositësin apo porositësit tha Balla.

Është momenti për të nënvizuar dhe dhënë një mesazh ndaj kujtdo, që ka hartuar apo është bërë pjesë e këtij akti intimidimi ndaj këtij magjistrati, që Policia e Shtetit e di fare mirë detyrën e vetë dhe mezi pres nga momenti në moment, orë pas ore, raportimet e grupit të posaçëm të ngritur në Shkodër ku shpresoj që në orët dhe ditët në vijim të kemi rezultate konkrete, sepse na duhet shumë të japim një mesazh ndaj gjithkujt, që mundohet të intimidojë me forma të ndryshme sistemin gjyqësor në këtë vend, qofshin magjistratë apo prokurorë, i bëj thirrje kujtdo që të heq dorë nga çdo forme intimidimi ndaj sistemit gjyqësor!

Balla ofroi më tej dhe gadishmërinë e policisë për t'i ofruar siguri gjyqtarëve 

Po ashtu i bashkangjitem deklaratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor, se na duhet më shumë mbështetje ndaj magjistratëve, të cilët duhet ta kryejnë detyrën e tyre  të pandikuar. Dhe besoj që duhet të bëjmë më shumë për të garantuar më shumë siguri dhe më shumë mbështetje ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të ndihesha shumë mirë para opinionit publik në ditët dhe orët në vijim me rezultate konkrete në zbardhjen e plotë të autorit, po pse jo edhe të porositësit apo porositësve"

Ngjarja është test në drejtorinë e policisë së Shkodrës tha Balla.

"Dua t’ju them se kjo nuk është një ngjarje e thjeshtë, pra një akt banal i një personi, i cili nga dyshimet paraprake sikurse është bërë me dije dhe nga Policia e Shtetit kuptoj që duhet të ketë një organizim nga mbrapa kësaj ngjarje. Kështu që gjithmonë në pistat që ngre Policia e Shtetit dhe strukturat e hetimit përfshirë këtu dhe prokurorinë, ngrenë pista mbi bazën e të gjithë dimensioneve të zhvillimit të ngjarjes, përfshirë parapërgatitjen, dhe pse jo mundësinë e zhvillimit të kësaj ngjarjeje me porosi. Në këtë aspekt apeli që unë bëra dhe urdhri i dhënë është të hetohen të gjitha pistat. Sa i përket pjesës tjetër dhe nuk dua të flas më shumë për këtë, sepse ju thashë kjo ngjarje është një test për DVP Shkodër, në të gjitha kuptimet, por që lidhet drejtë për së drejti me kredibilitetin dhe me besimin në rritje të Policisë së Shtetit.

Balla përcolli dhe një mesazh për të ndalur intimimidin e gjyqtareve  edhe nga njerëz të politikës, si Sali Berisha dhe Ilir Meta.  

Pyetje: Ditët e fundit ka pasur deklarata të forta intimiduese nga ish-presidenti i Republikës ndaj drejtuesit të SPAK. Si anëtar i komisionit të posaçëm për mbrojtjen e magjistratëve, si i vlerësoni dhe mendoni se mund të bëhen objekt i punës së komisionit të posaçëm?

Ministri Balla: Shumë vite më parë kur Kuvendi i Shqipërisë kishte ngritur një komision hetimor për të shkarkuar një prokuror të përgjithshëm, ndër shumë prokurorë të përgjithshëm që i kishin dalë kundër ‘pronarit të ballkonit’, në një sallë gjykate, njëri prej të pandehurve për një ngjarje të rëndë kriminale, kur pyetet nga gjyqtarja drejtuese e seancës, nëse kishte diçka për të thënë, riprodhoi në atë sallë gjyqi, të njëjtat fyerje, sharje, që i kishte dëgjuar nga Kuvendi i Shqipërisë. E solla këtë në vëmendjen tuaj për të thënë që edhe retorika e këtij lloji, që ju përmendët, i bën dëm dhe është e papranueshme. Në këtë këndvështrim duhet që secili të vetëpërmbahet dhe respektojë vendimet e drejtësisë.

Ora 10:01
Tritol shtëpisë së Tonin Sterkajt, Unioni i Gjyqtarëve solidarizohet me kolegun: Sulm burracak do të frikësojë magjistratët dhe cënojë sigurinë

1714297273_WhatsAppImage20240428at10.42.11752x440.jpeg

Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë shprehu shqëtësimin e tij në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës, ku një sasi eksplozivi shpërthu në derën e banesës së kolegut tonë, gjyqtar Tonin Sterkaj.

Duke shprehur mbështetjen për gjyqtarin dhe familjen e saj Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dënon me forcë këtë ‘akt të shëmtuar kriminal” i cili nuk drejtohet vetëm ndaj kolegut gjyqtar Z.Tonin Sterkaj por edhe ndaj të gjithë magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë) në Republikën e Shqipërisë, të cilët me përkushtim dhe në kushte të një ngarkese jashtëzakonisht të lartë pune, presioni mediatik e politik, përpiqen çdo ditë të japin drejtësi.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë thekson se, ky sulm i pabesë e burracak ka për qëllim jo vetëm frikësimin e magjistratëve por edhe cënimin e rendit e të sigurisë publike, si dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë!’ thuhet në një reagim të sotëm të Unionit.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet ligjzbatuese të veprojnë më shpejt se rastet e mëparëshme, për të indetifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar krimininal, duke dhënë në mënyrë të veçantë mesazhin se, magjistratët në Republikën e Shqipërisë kanë mbështetjen maksimale të Shtetit, për të kryer detyrën e tyre në mënyrë të qetë e pa rrezikuar jetën, shëndetin, pronën e tyre dhe të familjarevë te tyre nga krimi, si një ndër kushtet themelore për forcimin e ligjit, shtetit të së drejtës dhe prospertitetin e vendit.

Së fundmi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i përcjell edhe një herë angazhimin e tij maksimal për të bashkëpunuar me organet shtetërore, në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, garantimit të të drejtave dhe lirive të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë si dhe luftën pa kompromis ndaj çdo fenomeni negativ të vërejtur në rradhët e punonjësve të sistemit të drejtësisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doda: 29/04/2024 16:47

    Po sikur ky gjygjtari ka paguar për tja vendosur eksluzivin para paraçitjes para vetingut?

    Përgjigju
  • Turi: 29/04/2024 11:21

    Per keta gjyqtaret e Shqiperise nuk me vjen keq sepse keta ndyresira kane nxjerre nga burgu me mijera vrases , perdhunuea dhe plera te tjere kurse tani qe po u rrezikohet b…a e tyre kerkojne mbrojtje nga policia . Duhet ta kuptojne qe nuk dergohet ne burg nje fukara qe ka vjedh energji dhe nuk ka leke ti paguaje por dergohet ne burg nje kriminel sado leke te kete

    Përgjigju
    • Loni: 30/04/2024 10:34

      Un habitem me gjygjtaret me policine dalin e thojne nuk jemi te kenaqur me pagesen edhe makina me elire qe kan 30 mij euro rrobet firmato po nuk qe 3000 euro kostum si hedhin syt. Mes gruas kan edhe nje te dashur qe i japin cash per apartament nje 40 mij euro edhe tjetren me kredi qe ta justifikojme. Ketu ska as vetting e as klsh se te kishte beheshe ky vend. Sa per tritolin i hedhshin ne ajer te gjithe nga Aja te zh kete shtrese se jo jan hajduta profesionist por edhe kriminelat me te medhenj qe nxjerrin njerez qe nuk duhet te dalin nga burgu. Keshtu qe e di shum mire ai nga e ka e nga i vjen edhe ben rolin e viktimes.ah medet kur do behet njehere ky vend per 1 vit.

  • Fredi: 29/04/2024 10:55

    Shume mire ja kane ba. Po vetingun e kaloi ky skuthi apo vazhdon me lopate

    Përgjigju
  • Alb: 29/04/2024 10:34

    Kjo ashte demokracija sigurija zero

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?