Pamje nga vendi i ngjarjes

Durrës/ I shpërthyen makinën me tritol në prill të këtij viti në Shkozet, arrestohet me armë pa leje Aldi Mustafa, miku i Rrumit të Shijakut

30 Shtator 2023, 19:50| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 22:54

  • Share

DURRËS- Aldi Mustafa, i njohur si pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’, Aleksandër Laho, është arrestuar mbrëmjen e sotme (30 shtator) në Durrës pasi po lëvizte me armë pa leje në makinë. Aldi Mustafa ishte bashkë me një person tjetër në makinë. Arrestimi i tij është kryer pak momente më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Aldi Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të theksuar kriminal. Në 3 prill të këtij viti, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e Aldi Mustafës. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja kishte kamera të shumta sigurie, ndërsa Shqiptarja.com siguroi edhe videon e shpërthimit të mjetit.

Kush është Aldi Mustafa?
Aldi Mustafa, 37-vjeçar, njihet si një person me precedentë penal. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Aldi Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij. Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit. Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si ‘Rrumi’, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?