Iu vodh një kryebashkiaku në Francë, “Rolex” i politikanit gjendet në një argjendari në Tiranë

19 Shtator 2022, 16:19| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 16:24

  • Share

Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një operacion në një argjendari në Tiranë, ku është zbuluar një Roleks i vjedhur, si dhe një armë zjarri, e cila është zbuluar në banesën e pronarit të argjendarisë.

Sipas mediave, Ora Roleks është e një rëndësie të veçantë, pasi dyshohet se ajo i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkive të Francës disa vite më parë, ndërsa personi që administron argjendarinë në fjalë, e shiste atë në dyqanin e tij.

Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, por as policia nuk ka bërë një njoftim për ngjarjen.

Po ashtu po punohet edhe për disa sende të tjera qe janë gjetur në argjendari pasi ka dyshime se mund të jene të vjedhura.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?