Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ndaj po hetohet për rastet e tjera të vjedhjeve që ai mund të ketë kryer.
Ndërkohë burime për Report TV bëjnë me dije se i arrestuar është 34-vjeçari Redi Sako.
“Si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve, mësohet se më datat 2 dhe 30 gusht 2023, në lagjet nr. 18 dhe nr. 18/1, Durrës, iu ishin vjedhur varëset e floririt, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan, kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtyre 2 vjedhjeve, R. S., 34 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.