Iu vranë vëllezërit dhe nipi për një gardh! Rrëfehet motra: Isha në Dibër se kemi babanë sëmurë, dëgjuam krisma...

2 Tetor 2019, 11:49| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 11:56

  • Share

DIBËR- Rrëfehet motra e dy vëllezërve që mbeten të vrarë ditën e djeshme pas konfliktit për një gardh në Dibër. Motra e viktimave jeton në Manëz por kishte shkuar në Dibër për të vizituar babanë e tyre të sëmurë.

Ajo ka treguar se kanë dëgjuar krismat e armëve pas sherrit mes vëllezërve ku mbeti i vdekur edhe nipi i saj.

Sherri i një dite më parë nisi fillimisht  mes dy vëllezërve, Kujtim e Sali Dakuci, për shkak të një gardhi ndarës në pronat e tyre,  ku më pas Saliu 55-vjeçar ka marrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar mbi vëllanë, Kujtimin 52-vjeçar, duke i marrë jetën.

Në momentin e sherrit pranë ka qenë edhe 19-vjeçari, Flogert Dakuci , djali i viktimës Kujtim Dakuci, i cili sapo ka parë xhaxhanë dhe babanë në konflikt e sipër ka ndërhyrë për t'i ndarë, por plumbat e kanë kapur edhe atë. Fatkeqësisht edhe Flogert Dakuci ka gjetur vdekjen nga plumbat e pistoletës që përdori xhaxhai i tij 55-vjeçar, Sali Dakuci.

Pasi është njoftuar nga banorët për vdekjen e nipit dhe të vëllait, autori, Sali Dakuci ka vrarë edhe veten.

Komento

Komente

  • shperthyesi: 02/10/2019 13:44

    neandertalet ishin me te civilizuar vrisnin vetem jashte zones se tyre. keta vrasin brenda familjes

    Përgjigju
  • Agjenti: 02/10/2019 12:45

    Njerez skeni per tu bere kurre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?