iute

IuteCredit bëhet “iute”; zgjerohen shërbimet financiare

27 Tetor 2023, 11:22| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 11:27

  • Share

IuteCredit shndërrohet në iute në një lëvizje strategjike që reflekton shërbime financiare, të zgjeruara përtej huave.

IuteCredit, tashmë iute do të ofrojë një gamë më gjithëpërfshirëse shërbimesh financiare, duke u shtrirë në financat e konsumatorit, shërbimet e pagesave dhe produktet e sigurimeve.

Qëllimi dhe misioni mbetet i njejtë dhe i qartë: krijimi i përvojës së jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientit tashmë jo vetëm ne kredi por në nevoja të ndryshme financiare.

Tarmo Sild, CEO i iute Group, shprehet se iute nuk ka të bëjë më vetëm me Kredinë; por me të gjitha aspektet e financave personale.

“Ne kemi evoluar në një kompani fintech e specializuar në financat e konsumatorit, shërbimet e pagesave dhe produktet e sigurimit."

Lasse Sool, Drejtor i Marketingut të Grupit, shpjegon sfidat e riemërtimit, me fokus në përditësimin e pranisë online të kompanisë dhe rrjetit të partnerëve. Sipas Z. Sool, rinovimi i markës synohet të përfundojë në gjysmën e parë të 2024.

Pavarësisht ndryshimeve, iute do të përfaqësohet me emrin e frymëzuar nga vetë klientët, "iute".

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?