IuteCredit sjell në Shqipëri përvojën më të mirë të digjitalizimit nga Estonia

27 Qershor 2022, 17:12| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 18:00

  • Share

TIRANË- Estonia është një nga historitë e suksesshme botërore të digjitalizimit. Nga procedurat financiare deri te shërbimet publike, qytetarët estonez gëzojnë sot ndër nivelet më të larta të digjitalizimit në botë.

Kjo u bë e mundur falë përvojës së krijuar nga ekspertët më të mirë estonezë, të cilët IuteCredit i sjell për herë të parë edhe në Shqipëri.

Në ditët e verës estoneze në Shqipëri, IuteCredit erdhi edhe me një lajm të mirë për studentët e fakultevete kryesore publike të teknologjisë, informacionit dhe digjitalizimit.

Në bashkëpunim me institucionet lokale, ekspertët më të mirë të digjitalizimit estonez, do të ofrojnë përvojën e tyre për palët e interesuara shqiptare.

Në deklaratën për shtyp gjatë Ditës estoneze të Verës, Drejtori Ekzektuvi Z. Akan Ajdini u shpreh se mbeten ende për t’u diskutuar hapat konkret të këtij bashkëpunimi me institucionet shqiptare, por i sigurtë mbetet fakti se përfituesit e parë do të jenë studentët shqiptare dhe profesionistët e rinj.

Nëpërmjet digjitalizimit, IuteCredit ka krijuar standarde të reja në tregun financiar dhe së fundmi, e mundëson këtë përvojë edhe më gjerësisht për studentët, nga vetë ideuesit dhe krijuesit e këtyre historive suksesi në Estoni.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?