Posteri i percjelle nga Artan Lame

I.V

1 Maj 2018, 11:08| Përditesimi: 1 Maj 2018, 11:12

  • Share

Sot është 1 Maj, festa e puntorisë. Puntorë s’ka më po festa u ka mbetur. Dhe, meqë kjo festë ish vërtet e tillë vetëm në kohën që shkoi, po e kujtoj me një shenjë të kohës së vet.
Ky është një poster diku në vitet 1970-72. Jemi në kulmin e periudhës së liberalizmit në të gjitha fushat e kulturës, art, shkrime, pikturë, muzikë. Eshtë e pabesueshme se sa futurist ngjan i gjithë kompozimi! Drapri që me majën e lëshuar përpjetë ngjan si një raketë kozmike, çekiçi i lëvizur nga pozicioni i tij i zakonshëm diagonal dhe i vendosur vertikalisht si piedestal, kordelja minimaliste kuq e zi për të dhënë një element nacionalist (sakrilegj ky në epokën e internacionalizmit proletar). 

I vetmi element ideologjik është sigla “PPSH”, por edhe kjo e dhënë si informacion pa emocion, me ngjyrë të bardhë. Ylli, që normalisht duhej të ishte i kuq, është dhënë i verdhë, për të mos konkuruar kordelen kuq e zi. Në epokën e të kuqes post Revolucion Kulturor, i vetmi element i kuq është fasha e fjongos, por edhe kjo jo ideoligjike, pasi është detyrim koloristik i flamurit kombëtar.

I gjithë kompozimi noton në një qiell blu nate të pakohë! Gjithshka është kaq larg dogmës standarte të unitetit të klasës puntore me fshatarësinë punonjëse nën udhëheqjen e partisë komuniste. 
Për fat të keq, posteri nuk ka emrin e autorit... Uroj të mos ketë gjetur belanë nja dy vjet më pas, kur shpërthimin liberalist e mori dreqi.

Posteri komunist i analizuar nga Lame

Komento

Komente

  • Salvador Dali: 01/05/2018 15:30

    Excellent!

    Përgjigju
  • Picasso: 01/05/2018 15:29

    ..sh.I vecante! Interesant vertet! ..le te hapi 1 Ekspozite Private Lame!..vetem me Artin e Realizmit Socialist 44"-91"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?