Ivan Balliu

Ivan Balliu mungesa e madhe e Kombëtares

7 Qershor 2023, 21:37| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 21:38

  • Share

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ivan Balliu nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi.

Futbollisti kuqezi i është nënshtruar vizitave mjekësore pas ndeshjes së fundit në La Liga me klubin e tij Rayo Vallecano për një problem në tendinën e muskujve aduktor (muskujt rrëzë kofshës). Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakt në vazhdueshëm me klubin spanjoll dhe pas konsultave është konfirmuar mungesa e Balliut në ndeshjet e qershorit. Lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit, ndërsa trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë mbrojtësin Naser Aliji.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?