SHBA- Sipas burimeve të brendshme nga Shtëpia e bardhë në SHBA, vajza e presidentit në detyrë Donal Trump mendohet se do të jetë e pranishme në inaugurimin e Joe Biden si president më datë 20 janar, me qëllim për të shpëtuar karrierën e saj politike.
"Ivanka Trump është e shqetësuar se karriera e saj premtuese politike është në rrezik dhe ajo po bën gjithçka që mundet për të shpëtuar reputacionin e saj," thotë burimi.
Sic është theksuar edhe nga burimet, Donal Trump me këtë vendim të vajzës së tij për tu paraqitur ditën e inaugurimit të Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë nuk është aspak dakord. Ai ka thënë se ky mund të jetë vendimi më i keq që mund të marrë ndonjëherë dhe do ti kushtojë mijëra ndjekës, dhe se familja duhet të qëndrojë e bashkuar në këto situata.
Por Ivanka është e bindur se pjesëmarrja në ceremoninë e inaugurimit të Biden do ti ndikojë në mënyrë pozitive në karrierën e saj.
Ndërkohë ka edhe burime nga Shtëpia e Bardhë që kanë mohuar planet e Ivanka Trump për të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden si Presidenti i SHBA më 20 Janar.
“Këto zëra”, vijnë ndërkohë që zëvëndëspresidentit në detyrë, Mike Pence po i vendoset ultimatum për të shkarkuar Trump menjëherë duke përdorur amendamentin e 25 të Kushtetutës, pasi ai akuzohet për nxitje të dhunës në protestën e ditës së mërkurë, javën e kaluar.