Kronikë

Pas COVID-it, IVMT rikthehet në Shëngjin për t'u dhënë shtysën e fundit bizneseve drejt humnerës! Pronarja: Nëse do ishte e paligjshme ikja vetë

1 Korrik 2020, 10:27| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 14:29

  • Share

SHËNGJIN- Atëherë kur operatorët turistik u dukën sikur po merrnin frymë, pas mbylljes për disa muaj si pasojë e COVID-19, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit rikthehet në Shëngjin  si për t'u dhënë shtysën e fundit drejt humnerës. Në mes të sezonit turistik, IVMT ka vijuar këtë të mërkurë me shembjen e një lokali me bazament betoni dhe konstrukt druri që kishte ngelur pa u shembur, pasi kishte qenë në proces gjyqësor. Sipask, IVMT objekti është pa leje, por pronarja pretendon të kundërtën. Mes të tjera, ajo shprehet se nuk ka një vendim të shkruar nga ana e IVMT, por vetëm me fjalë, çka ia bën asaj të vështirë që t'i drejtohet gjykatës për të fituar të drejtën e saj.

"Kam që në 2005 dhe e kam me leje ndërtimi, ma kanë prishur njëherë, kam fituar gjyqin, e kam pas prapa një kat, ma kanë prishur prap kot, jam me masë sigurie në gjykatë. Nuk kanë një vendim shembjeje, vetëm me fjalë goje. Arsyeja dihet pse më shembet, biznesi i madh, ato biznesmenët e mëdhenjtë, ne të vegjlit nuk mund të hamë, nëse Bashkisë i kam një lekë borxh, kanë të drejtë ta shembin. S'ka asnjë vendim, vetëm në gjykata inshAllah më jep prap të drejtë gjykata. Kam 20-vjet në këtë vend, ndoshta dhe kokrrat e rërës i kam numëruar një e nga jo, jo më për t'i pastruar. Të ishte e paligjshme ikja vetë. Si ka mundësi që mi morën lekët, shteti vetëm për të marrë është? Ça ndihme më dha shteti mua, kërkoj vetëm drejtësi, asgjë tjetër", shprehet pronarja.

Ajo që vihet re ndryshe nga operacionet e tjera të IVMT-së, kësaj here policia kishte vendosur perimetër sigurie, si një formë konfirmimi për gabimin e kaluar, që solli edhe shoqërimin nga ana e uniformave blu të gazetarit të Report Tv, Elvis Hila nga ana e shefit të Rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje. 

IKMT ka ndërrmarë aksione për shembjen e ndërtimeve pa leje në mes të sezonit turistik edhe në qytete të tjera si Shkodër, e Velipojë, e cila është shoqëruar me protesta nga pronarët, të cilët thotë se nuk janë njoftuar paraprakisht. Për këtë ka pasur edhe debat edhe mes kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në varësi të së cilit është IKMT, sipas së cilit shembjet nuk duhet të bëhen gjatë sezonit turistik dhe pronarët duhet të njoftohen më herët. I të njëjtit mendim si Ndreu ka qenë edhe deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 01/07/2020 14:24

    O njerez e keni pare si eshte bere rruga sa zbret nga Qafe Thana deri ne Pogradec? Ka qene nje katastrofe e vertete me pare. Lokale, restorante qe edhe me i bukuri te kete qene bllokonte pamjen e liqenit. Shkoni e shikoni si eshte bere tani. Nje mrekulli, e shtruar, e ndricuar, komplet pa asnje pengese vizuale nga ana liqenit, dhe qershia mbi torte eshte pista e bicikletave nga Pogradeci deri ne fshatin Lin. Pasi ta shikoni kete rruge dhe jo vetem kete, atehere mund ta kuptoni ndryshimin midis rrugeve qe bente Saliu dhe rrugeve qe ben Rama.

    Përgjigju
  • Genti: 01/07/2020 14:14

    Thujani brinjet ketyre plerave, ne mes te reres, vetem 1 meter larg detit thot e Kam me leje, kush ta beri me leje , o Edi Rama futi ne burg keta plehra qe na dolen edhe pronare te reres tani. Bravo IKMT.

    Përgjigju
  • Palikari: 01/07/2020 13:17

    Te shembin Flamingon e ben nokes dhe at qe po nderton ardian nikula me vllajn e prokurorit ne mes te ranes para kompleksit wilson apo kto kan mbshtetje direkt nga olsi rama ju gazetare qe e keni per detyre pse nuk i paraqisni me emra objektet e tjera qe jan lan pa shemb ne mes te ranes apo jeni edhe ju lapera te politikes shqiptare e pastaj dilni e i rruni trapin nji shefi policie se shtyu i gazetar lirine e medias nuk e po e pengon askush ma shum se ju gazetart vete

    Përgjigju
  • emigranti: 01/07/2020 12:29

    Mbrapa shikoj qe pallatet jane ndertuar shume ,,pa kriter,,bashkia e shengjinit nuk duhej te lejonte te ndertoheshin pallate aty,,te hapet nje ceshtje penale per kryetaret e bashkive,,,por hotele dhe resorte,,,qe te punesohej rinia,,,c'fare keni bere,,,turp,,me bregdetin qe kemi nuk duhej te kishte papunesi ne shqiperi...

    Përgjigju
  • zana: 01/07/2020 12:25

    Po si e ze reren moj felliqesire,,moj ndyresire ,,,ku te vendosin cadrat njerezit ,,,habitem si i duron komuniteti i shengjinit keta shpellare...shteti ti thyeje ne mes me gjoba keta derra...

    Përgjigju
  • vera: 01/07/2020 12:22

    MALOKERIA DHE QENERIA E SHQIPERISE E KANE SHKATARRUAR BREGDETIN,,,,,,VETEM PER KETE DUHET TI JEPET VOTA EDI RAMES,,,TE PASTROJE PLAZHET NGA SHPELLARET QE KANE ZENE BREZIN E RERES...FUTI NE BURG O EDI RAMA ,,,MALOKU ESHTE I POSHTER VETEM ME HU MERR VESH...

    Përgjigju
  • anna: 01/07/2020 11:21

    Kur shkoja ne plazhe ne Shengjin beja gjiro vijes bregdetare nga qyteti deri ne fund .kurse tani gjysma e vijes bregdetare ishte e zene me lokale nje gje e patolerushme per askend per mendimin tim. Uroj te prishen te gjitha dhe jo selektive dhe te marrin fryme lirisht valet e detit dhe ne .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?