Një lloj i ri i koronavirusit, i mutuar dhe më agresiv se ai që gjendet në Itali, mund të jetë baza e shpërthimit të Covid që u shfaq këto ditë në Rajonin italian të Veneto-s dhe që u zbulua te një sipërmarrës italian nga Viçenca, i cili ishte kthyer pak ditë më parë nga Serbia.
Guvernatori venecian, Luca Zaia, tha gjatë një konference për shtyp, se u gjetën dallime thelbësore midis virusit ''të importuar'' nga Ballkani dhe atij që ka qarkulluar dhe po vazhdon të qarkullojë në Itali.
Coronavirusi serb
Duke hyrë në detaje, guvernatori Zaia tha se autoritetet shëndetësore kishin sekuencuar virusin serb të gjetur te subjektet që kishin rënë në kontakt me menaxherin e një fabrike çeliku, i cili kishte shkuar në Serbi më 18 qershor dhe ishte rikthyer në Itali, bashkë me 4 punëtorë më 25 qershor.
Sipas Zaia, te katër testet e kryera të tamponit, “ngarkesa virale ishte shumë e lartë". Kjo do të thotë, ritheksoi Zaia, se Covid serb “është shumë i ndryshëm nga ai në Itali. Me fjalë të tjera, është një mutacion jo vendas dhe shumë agresiv”.
Meqenëse infeksioni i ardhur nga Serbia duket se është shumë më ngjitës sesa virusi që ka qarkulluar dhe ende vazhdon të qarkullojë në Itali, situata në Veneto do të monitorohet me vëmendjen më të madhe.
Një histori absurde
Sapo u rihapën kufijtë, sipërmarrësi italian ishte nisur për në Serbi në një udhëtim pune. Në Ballkan, biznesmeni do të binte në kontakt me një person pozitiv nga koronavirusi, një 70-vjeçar i cili prej disa ditësh ka humbur jetën nga infeksioni.
Pasi kishte mbaruar misionin e tij, italiani ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar të shfaqte simptomat e para, përfshirë ethe dhe dobësi të përgjithshme. Megjithatë zi nuk ishte futur në vetëizolim.
Nga rindërtimet e para të ngjarjes, ai kishte vazhduar punën si më parë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kishte takuar shumë njerëz dhe madje kishte marrë pjesë edhe në një varrim dhe një ditëlindje. Tani biznesmeni, i cili kishte refuzuar izolimin, është shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv.
Situata në Veneto
Guvernatori Zaia, theksoi se tani situata në Veneto është nën kontroll. "Ne jemi në një fazë stabiliteti - nënvizoi guvernatori - Kemi shpërthime të vogla Covid por që nuk na shqetësojnë. Shqetësohemi pak më shumë për llojet e viruseve të sjella nga jashtë për të cilat kemi intensifikuar kontrollet.
Tani fillon historia.Edhe covidit po i rrasin nacionalitet.
Përgjigju