Forcat policore në Izrael janë përplasur me dhjetëra azilkërkuesve nga Eritrea, ku efektivët kanë përdorur kundër protestuesve granata dhe gaz lotsjellës.
BBC raporton se shkak i kësaj përplasjeje është bërë anulimi i një aktiviteti që ishte parashikuar të mbahej në ambasadën e Eritresë.
Protestuesit janë përplasur me policinë, ku shkatërruan makina dhe thyen xhamat e bizneseve që ndodheshin aty pranë.
Si pasoje e përplasjeve, 114 persona mbeten të plagosur, ndër to 30 oficerë policie, ku 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe 13 në gjendje stabël. Por, protestuesit u përleshën edhe me mbështetësit e regjimit të Eritresë.
Në një postim të publikuar në X, i njohur më parë si Twitter, policia u kërkoi publikut të cilët nuk dëshironin të përfshiheshin në këtë trazirë të qëndronin larg vendit të ngjarjes.
Në Izrael janë rreth 18 mijë azilkërkues nga Eritrea, shumica e të cilëve kanë ardhur ilegalisht vite më parë duke kaluar gadishullin Sinai të Egjiptit. Ata thanë se ikën nga vendet e tyre për t’i shpëtuar persekutimit dhe rekrutimit të detyrueshëm ushtarak.
Edhe pse vendi mbështetë regjimin, vendasit nuk duket se kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare si refugjatë, autoritetet në Izrael nuk kanë bërë dallime midis azilkërkuesve bazuar në përkatësitë e tyre politike, sipas mediave lokale.