Bota

Izrael, ‘djali i artë i politikës’, Benjamin Netanyahu, drejt një mandati të ri

16 Shtator 2019, 12:51| Përditesimi: 16 Shtator 2019, 13:40

  • Share

Ehud Barak, komandanti i tij në repartet speciale, i cili më vonë u bë kundërshtari i tij në politikë, tha se nëse Benjamin Netanyahu do fillonte një karrierë ushtarake, do të arrinte në majën e ushtrisë. Sidoqoftë, poste të tjera të larta e kanë ngjitur në pushtet, dikur njëriun e fortë të Izraelit.

Pozita e parë prestigjioze për Benjamin Netanyahun erdhi në vitin 1984 kur ai u bë ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara.  Që nga fillimi ai kundërshtoi marrëveshjet e paqes në Oslo, të cilat i hapën rrugën një shteti palestinez.

Por si kryeministër, në vitin 1996, nën presionin e Shteteve të Bashkuara, Netanyahu iu nënshtrua një politike më pak agresive, duke nënshkruar në vitin 1998 paktin që përfshinte tërheqjen e Izraelit nga Bregu Perëndimor.

23 vitet në dipolmaci, Netanyahu forcoi sigurinë e Izraelit dhe figurën e tij politike, gjë që i lejoi atij të fitojë tre zgjedhje të Partisë Likud ku ai militonte, në vitet 2009, 2013 dhe 2015. Dhe e bëri edhe me bekimin e aleatit të ri, presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndau me të dhe kauzën e transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem.

Nuk ka patur gjysma rruge për Netanyahu-n, një pararendës i sovranitetit që po përparon kudo sot. Ligji që shpall Izraelin një shtet hebre ka hedhur në erë pretendimet e pakicës arabe të vendit.

Por mbi Benjamin Netanyahun ekzistojnë edhe zona me hije. Në 17 shtator, dita e zgjedhjeve, mbi të mund të peshojnë akuzat e korrupsionit,  një vendim që për këtë çështje pritet deri në fund të vitit 2019. Akuzat kundër Netanyahut e kanë fshehur karizmin e tij të padiskutueshëm. Votimi në 12 Prill nuk lejoi formimin e një koalicioni qeveritar dhe çoi në një votim të dytë.

Dy partitë që, sipas sondazheve, po garojnë për fitore janë Likud dhe koalicioni centrist i quajtur Blu dhe Bardhë.

Dhe tani djali i artë i politikës izraelite, ka shumë mundësi të hipotekoi një mandat të ri.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?