Bota

Izrael, raketa të xhihadit islam rrezikojnë jetën e Netanyahut

26 Dhjetor 2019, 08:45| Përditesimi: 26 Dhjetor 2019, 08:48

  • Share

Kryeministri Benyamin Netanyahu u detyrua të ndërpresë një miting të Partisë së tij ‘Likud’ në Ashkelon, në jug të Tel Aviv, kur ranë sirenat e alarmit në qytet. Kryeministri u shoqërua më pas nga truprojat në një zonë të mbrojtur. Mediat raportuan se një raketë e shkrepur nga Gaza në drejtim të qytetit u eleminua nga sistemi i mbrojtjes ajrore të ‘Iron Dome’.

Edhe shtatorin e kaluar Netanyahu ishte I detyruar të largohej nga një miting partiak në qytetin e Ashdod, pas një sulmi tjetër me raketa palestineze të shkrepura nga Gaza. Sulmi iu atribua udhëheqësit ushtarak të Xhihadit Islam, Baha Abu al-Atta, I cili u vra gjatë një sulmi ajror izraelit në muajin nëntor.

Sipas analistëve, sulmi i sotëm u krye nga Xhihadi Islam. Zëdhënësi ushtarak izraelit ka konfirmuar gjithashtu se raketa u eleminua nga një bateri mbrojtëse e ‘Iron Dome’.

Si kundërpërgjigje Izraeli ka goditur disa objektiva ushtarakë si dhe një vendndodhje të Hamasit në very të Rripit të Gazës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?