Izrael- Një seri shpërthimesh tronditën Izraelin mbrëmjen e sotme, në dukje një sulm i organizuar terrorist me bomba.
Policia dhe Shin Bet (inteligjenca vendase) po hetojnë 3 shpërthimet, teksa nuk u raportua për viktima. Gjithashtu u gjetën edhe dy bomba të pashpërthyera, që duket se ishin lidhur në seri dhe duhet të aktivizoheshin njëkohësisht.
Dy shpërthimet e para ndodhën në dy autobusë që sapo kishin mbërritur në parkingje në Bata Yam, pranë Jaffa. Komuna Bat Yam njoftoi se, sipas një vlerësimi fillestar nga forcat izraelite të sigurisë, ishte një sulm terrorist.
"Për mrekulli, autobusët mbërritën në parking pak para shpërthimit", tha administrata. Nuk ka pasur viktima apo të lënduar, informon "La Repubblica".
Një shpërthim i tretë ndodhi në një autobus në një parking afër Tel Avivit. Shërbimi hekurudhor është mbyllur plotësisht nga policia pas tre shpërthimeve në zonën e qytetit.
Ministri izraelit i Transportit Miri Regev ka urdhëruar "të ndalen dhe të inspektohen të gjithë autobusët, trenat e rëndë dhe të lehtë dhe të veprohet sipas udhëzimeve të Shin Bet dhe policisë". Ndërkohë, Federata Kombëtare e Organizatave të Drejtuesve të Autobusëve ka urdhëruar drejtuesit e transportit publik në të gjithë vendin që të mos hipin në autobusë dhe të lëvizin pas sulmeve të mbrëmjes së sotme në Bat Yam, pranë Tel Avivit.
Një bombë e pashpërthyer prej pesë kilogramësh u gjet në një nga autobusët në të cilin u gjetën eksploziv në zonën Bat Yam, afër Tel Avivit dhe bagazhi në të cilin kishte shkrime në arabisht. Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Channel 12, pesë mjetet shpërthyese (3 të shpërthyera dhe 2 të pashpërthyera) ishin të pajisura me kohëmatës dhe të gjitha shpërthimet duhej të ndodhnin njëkohësisht:
"Ky është një sulm strategjik terrorist", u njoftua nga autoritetet.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbajë një konferencë sigurie pas raportimeve për një sulm të dyshuar të koordinuar terrorist pranë Tel Avivit. Këtë e ka bërë të ditur zyra e tij përmes një komunikate.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu ka marrë përditësime të vazhdueshme nga sekretari i tij ushtarak mbi incidentet që përfshijnë mjete shpërthyese të improvizuara në zonën e Danit dhe së shpejti do të bëjë një vlerësim sigurie”, thuhet në deklaratë.
Policia izraelite po përpiqet ende të gjejë bomba të tjera në zonën e Tel Avivit, përveç atyre tre që shpërthyen në autobusë bosh dhe dy të tjerave që u gjetën dhe u çaktivizuan në Bat Yam dhe Holon.
Komente

Keto i ka ber vete mosadi sepse nuk duan qe te vazhdoje armepushimi , kjo rrace e felliqur duhet te shkulet nga rrenjet sepse jane duke masakruar nje popull dhe gjithashtu duan te shkaterrojne te gjithe vendet e lindjes se mesme
Përgjigju