ilustruese

Bota

Izrael-Hamas/ Negociatat ngecin në Doha, Witkoff shtyn fluturimin

9 Korrik, 10:54| Përditesimi: 9 Korrik, 16:25

  • Share

Pas darkës së djeshme, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kthye në Shtëpinë e Bardhë për një raund të dytë bisedimesh me Donald Trump. Në këtë takim ata kanë folur veçanërisht në lidhje me menaxhimin e Gazës.

Ndërkohë, negociatat në Doha po përparojnë ngadalë dhe i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, e ka shtyrë fluturimin e tij nga SHBA-ja. Raundi i pestë i bisedimeve në Katar për një armëpushim të mundshëm dhe lirim pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza përfundoi pa përparim të rëndësishëm.

Një zyrtar palestinez deklaroi për mediat arabe se situata është "ngarkuar", duke akuzuar ekipin negociator izraelit se "thjesht po dëgjon në vend që të negociojë" dhe po konsultohet me zyrtarët në Izrael për "çdo çështje".

Zyrtari argumentoi se ekipit izraelit i mungon autoriteti për të marrë vendime konkrete dhe se ky është "një vazhdim i politikës vonuese të kryeministrit Benjamin Netanyahu që synon parandalimin e çdo marrëveshjeje të mundshme".

Ora 16:18
Ministri i Jashtëm: Izraeli i angazhuar seriozisht për armëpushim

Negociatat në Doha të Katarit nuk po përparojnë, por nga Izraeli vijnw sinjale angazhimi për arritjen e një marrëveshje me negociatorët në procesin e ndërmjetësuar. Izraeli është "seriozisht i përkushtuar" për të arritur një armëpushim me Hamasin në Gaza, tha Ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Sa'ar, duke shprehur besimin e tij se një marrëveshje është e mundur.

Deklaratat vijnë pas takimeve që kanë rinisur në Katar dhe pas diskutimeve që Kryeministri Benyamin Netanyahu zhvilloi në Uashington me Donald Trump gjatë vizitës së tij zyrtare. 

Ora 10:59
Mbrojtja Civile e Hamasit: 20 të Vdekur në Sulmet Izraelite në Gaza Gjatë Natës

Të paktën 20 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në dy sulme që Izraeli kreu gjatë natës në Rripin e Gazës. Mahmoud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile të kontrolluar nga Hamasi, i tha AFP-së, duke specifikuar se sulmi i parë goditi një tendë që strehonte persona të zhvendosur në Khan Yunis, në enklavën jugore, pak pas mesnatës, dhe i dyti goditi kampin e refugjatëve Shati në veri.

A.I/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?