Forcat e armatosura të izraelit nisën një aksion të ri për shkatërrimin e Hamasit. Ushtria u ka bërë thirrje banorëve të disa lagjeve në Rripin verior të Gazës të evakuohen, ku ushtarët e saj kanë nisur të veprojnë me forcë të madhe kundër lëvizjes islamike.
Forcat izraelite "do t'i përgjigjen me vendosmëri çdo akti terrorist ose sulmi me raketa", shkroi zëdhënësi i ushtrisë në gjuhën arabe, Avichay Adree, në llogarinë e tij X.
"Për sigurinë tuaj, evakuohuni menjëherë në jug, në strehimoret në Qytetin e Gazës" thuhej në njoftim.
Ndërkohë, edhe këtë të martë në qendrën e shpërndarjes së ndihmave ishte sërish i pranishëm kaosi.
Ushtria izraelite ka qëlluar sërish ndaj palestinezëve që marrin ndihma kryesisht ushqimore, megjithatë nuk konfirmohen të dhëna për të plagosur ose të vrarë. Zonat pranë qendrës së shpërndarjes së ndihmave janë shpallur nga ushtria izraelite si pjesë të zonave të luftës.
Komente
