Mohammad Hussein, Myftiu i Madh i Jerusalemit dhe i Palestinës, është liruar pas arrestimit nga forcat izraelite, menjëherë pas faljes së së premtes në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa, e cila raporton se ai ishte arrestuar pas një hutbeje (predikimi) ku dënoi politikën izraelite të urisë ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës.
Departamenti i Fondacioneve Islame njoftoi se Sheikh Mohammad Hussein u arrestua pas namazit të xhumasë dhe u dërgua në Portën Mughrabi të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.
Agjentët izraelitë bastisën gjithashtu zyrën e drejtorit të Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Omar Al-Kiswani, njëkohësisht me arrestimin e Myftiut.
Komente
