Gaza- Izraeli intensifikon bombardimet ajrore, teksa gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme (10 Shtator), forcat e IDF sulmuan Khan Younis, në zonën jugore të Rripit të Gazës. Sipas mediave palestineze, një kamp i të zhvendosurve u godit dhe bilanci është me dhjetëra viktima dhe të plagosur.
Në sulm, ushtria izraelite pretendon se ka goditur "terroristët e Hamasit" dhe se "mbron civilët", ndërsa burime mjekësore dhe media palestineze flasin për një masakër ndaj kampit me civilë e të pafajshëm.
Numri, sipas “Gaza Defense”, rrezikon të jetë edhe më dramatik, teksa ka të paktën 40 të vdekur dhe 60 të plagosur, raporton “La Repubblica”.
Sulmi i ushtrisë izraelite u bë ndaj një komande të Hamasit në zonën humanitare Al-Mawasi, në Khan Yunis, qyteti kryesor jugor i territorit palestinez, sipas pretendimeve të Tel Avivit dhe reagimit të autoriteteve palestineze.
Ushtria izraelite pretendon në një deklaratë se:
"Një qendër komanduese e Hamasit u godit në sulmin ajror ndaj Khan Younis". Mesazhi i IDF-së specifikon se "terroristët e rëndësishëm të Hamasit që vepronin brenda qendrës komanduese u goditën dhe se para sulmit, u miratuan masa të shumta për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve".
Ky është momenti i filmuar i bombardimit fatal mbi kampin Khan Younis në Gazën Jugore.
Sekondat e tmerrit kur bomba bie teksa duken disa njerëz që vrapojnë dhe që sipas ushtrisë IDF të Izraelit janë anëtarë të Hamasit që kishin komandën mes kampit. Shpërthimi pason një tym të madh të zi që shpërndahet dhe terr.
Bombardimet ajrore gjatë natës, duke gdhirë dita e sotme (10 Shtator), kanë lënë deri tani të paktën 40 të vrarë dhe 60 të plagosur sipas autoriteteve palestineze, por ky bilanc mund të rritet më tej.
Sulmi ndodhi në Mawasi, në perëndim të Khan Younis, i cili ka qenë shtëpia e shumë palestinezëve që u larguan nga zona të tjera të Gazës për t'i shpëtuar konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA citoi zyrtarë mjekësorë që thanë se sulmi vrau të paktën 40 njerëz dhe plagosi 60 të tjerë.
Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë goditën "terroristë të rëndësishëm të Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli".
Një deklaratë e Hamasit mohoi se luftëtarët e saj ishin në zonë. Videoja që qarkulloi në mediat sociale tregoi disa kratere të thella me njerëz që përdornin lopatat dhe duart e tyre në përpjekje për të gërmuar nëpër mbeturina dhe rërë.
Këto jan qifutat . këtu e treguan fetyren Europa .dhe vendet arabike. Ndaj këtij genocidi
PërgjigjuNje tmerr qe bota po lexon shfarosjen e nje populli qe ka jetuar aty me mijera vjet. At qe kan marre gjjthe jeten çifutat at do te ken edhe ne te ardhmen
PërgjigjuPo e tregojne veten se cilet jane keta maskarenj te felliqur qe po shfarosin nje popull te pambrojtur por duhet ta dijne se historia ka treguar qe forca eshte relative
Përgjigju