Nga sulmet e Izraelit në Gaza
Dhjetëra sulme ajrore izraelite u regjistruan në Liban dhe Gaza mëngjesin e sotëm (23 Shtator).
Bombardimet në Deir al-Balah, në Rripin e Gazës, lanë të paktën 5 të vdekur. Viktimat janë një nënë 29-vjeçare me 4 fëmijët e saj.
Agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” thotë se pesë persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën. Bombardime pati edhe në disa zona të tjera.
Bastisje pati edhe në Libanin Jugor, pasi Izraeli prej ditësh tashmë po lufton në dy fronte.
Kjo u raportua nga mediat zyrtare libaneze, ndërsa ushtria izraelite këshilloi popullsinë libaneze të largohej nga objektivat e Hezbollahut. Por nuk ka ende raportime për viktima në këtë zonë.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve, agjencia zyrtare e shtypit e Libanit, njoftoi se "avionët luftarakë të armikut filluan më shumë se 80 sulme ajrore në gjysmë ore", duke synuar zona në jug të vendit, në të njëjtën kohë me "bastisje intensive në zonën e luginës së Bekaas", në Libanin lindor, ku u ndjenë goditje të rënda nga popullata.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, ka lëshuar një paralajmërim të gjerë për herë të parë për popullatën e Libanit jugor, duke u kërkuar atyre të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke parashikuar kështu sulme të reja.
"Nëse qytetarët nuk janë larguar tashmë nga shtëpitë dhe ndërtesat e tjera civile ku ata jetojnë dhe banojnë, por ku Hezbollahu ka ruajtur raketa ose ka ndërmarrë veprime të tjera, ata tani duhet të largohen nga ato zona", tha Hagari.
Hagari gjithashtu shtoi:
"Izraeli do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur sigurinë në veri të vendit".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli sulme të reja në Liban: Janë goditur 1100 objektiva të Hezbollahut! Autoritetet libaneze: 356 të vdekur! Netanyahu: Po parandalojmë sulmet kundër nesh
A.Q/ReportTv.al