Bombardimet në Gaza, foto arkivë

Bota

Izraeli bombardon spitalin në qytetin e Gazës, të paktën 7 të vdekur! Grevë e përgjithshme në Tel Aviv, bllokohen autostradat

17 Gusht, 09:50| Përditesimi: 17 Gusht, 10:01

  • Share

Teksa Izraeli ka intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës, në orët e para të mëngjesit të sotëm u godit spitali Al Ahli në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 7 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, sipas Al Jazeera. Një i ri u vra gjithashtu në një sulm ndaj një tende, gjithashtu në qytetin e Gazës.

Nga ana tjetër, në Izrael mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Tel Avivit që nga ora 06:30 e mëngjesit për të marrë pjesë në grevën e përgjithshme mbarëkombëtare të thirrur nga Forumi i Familjeve të Pengjeve. Ata kërkojnë fundin e luftës në Gaza dhe një marrëveshje për kthimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi.

Forumi pret që një milion njerëz të mblidhen në Sheshin e Pengjeve të Tel Avivit gjatë gjithë ditës, së bashku me qindra ngjarje në të gjithë Izraelin që përfshijnë dhjetëra mijëra njerëz.

Lajm në përditësim…

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?